Dokumenti/ Kumbaro gënjeu në komisionin për Butrintin


Dalin në dritë fakte të reja se Ministria e Kulturës jo vetëm që nuk është konsultuar me UNESCO përpara se t’i jepte lejen një kompanie private për të ndërtuar një kompleks shërbimesh në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit, por edhe pezullimin e punimeve nuk e ka bërë me kokën e saj por me kërkesë të UNESCO. Ky dokument që disponon Shqiptarja.com dëshmon se ministria Mirela Kumbaro e gënjeu komisionin parlamentar të medias kur i deklaroi se pezullimi nuk ishte kërkuar nga UNESCO. Ky dokument i datës 9 Tetor 2017 siguruar nga Report TV, është hartuar nga Mechtild Rossler drejtoreshë e Qendrës për Trashëgimisë Botërore në UNESCO. Letra i drejtohet Zonjës Venera Domi Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO. Në letër shkruhet se: “Qendra e Trashëgimisë Botërore në UNESCO përmes raportimeve në media është njohur për ndërtimin që po ndodh në Butrint, shpallur Trashëgimi Botërore, ndërtim I cili mund të ndikojë në vlerat universale që mbart Butrinti. Për t’u siguruar që atje nuk ka një impakt negative të vlerave universale unë do t’ju lutesha që autoritetet kompetente të ndalojnë punimet e reja deri në momentin kur të kemi një vlerësim të projektit nga Trupa Këshilluese Ndërkombëtare ICOMOS”. Kryetarja e komisioninit parlamentar të medias, Albana Vokshi i tha ministres Kumbaro se: “Janë një, dy, tre, katër gjëra që i keni shkelur.
UNESCO ju tha ndërpritini punimet në mënyrë urgjente”. Përgjigja e ministres Mirela Kumbaro ishte: Jo, nuk tha ashtu, nuk është e vërtetë. Unë s’e kam problem t’i hap dhe njëherë ato dosje e t’i lexoj këtu
VIDEO/ Debatet në Komisionin e Medias, Vokshi-Kumbaro

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.