Dogji shtëpinë e tij, banorët alarmojnë: “Rrezikon jetët tona, institucionet heshtin!”

03/07/2513:42

Shperndaje:

Dogji banesën e tij në Rusan të Delvinës – Banorët alarmojnë: “Rrezikon jetët tona, institucionet heshtin!”

 

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në fshatin Rusan të Delvinës, ku një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e pakujdesisë së pronarit, shtetasit S. P., 41 vjeç.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por banorët e zonës janë të alarmuar dhe shprehin shqetësim të thellë për rrezikun që paraqet ky person për komunitetin. Sipas tyre, S. P. vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ngjarja e ndodhur nuk është një rast i izoluar.

 

Dogji shtëpinë e tij, banorët alarmojnë: "Rrezikon jetët tona, institucionet heshtin!"

 

“Rrezikoi banesat përreth, mund të kishte ndodhur një tragjedi. Kemi bërë kallëzime më parë, si familjarët, ashtu edhe fqinjët, por pa rezultat. U ndalua vetëm për dy orë dhe u la i lirë sikur s’ka ndodhur asgjë,” – denoncojnë banorët, të cilët ndihen të braktisur nga institucionet.

 

Ata paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa, një ditë mund të ndodhë një tragjedi njerëzore. “Vetëm kur të ndodhë ndonjë krim i rëndë do të reagojë shteti. Mjer ne, me pak fjalë,” – thonë ata me zemërim.

 

Sipas denoncimeve të tyre, i njëjti person dyshohet të ketë dëmtuar më herët rreth 30 pemë dekorative në qytetin e Delvinës, por asnjë institucion nuk ka marrë masa parandaluese apo rehabilituese.

 

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përkatëse të shëndetit mendor dhe të rendit publik, duke theksuar se situata nuk mund të lihet më në mëshirë të fatit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.