Do rrëzojmë Ramën! Nëse Berisha ikën në shtëpi, do qëndojmë te protesta e Adriatik Lapaj

22/01/2618:35

Shperndaje:

Demokratët e Sarandës drejt Tiranës për protestën e 24 janarit: “Do rrëzojmë kryeministrin  Edi Rama. Nëse Berisha ikën në shtëpi, do qëndrojmë dhe do i bashkohemi protestës së Adriatik Lapaj

 

Demokratët e Sarandës kanë nisur mobilizimin për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar për datën 24 janar në Tiranë, duke e konsideruar këtë tubim si një moment vendimtar në përballjen politike me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Mbështetës të Partisë Demokratike shprehen se protesta nuk duhet të jetë thjesht një shëtitje në Tiranë, por një aksion politik me synim të qartë: rrëzimin e qeverisë aktuale.

 

Nuk kthehemi pa rrëzuar Ramën. Nëse Berisha ikën në shtëpi, i bashkohemi protestës së Adriatik Lapaj

 

“Nuk kthehemi pa rrëzuar Ramën. Kjo është një protestë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe për rrëzimin e kësaj qeverie të korruptuar,” – deklarojnë demokratë nga Saranda.

 

Në radhët e protestuesve shprehet gjithashtu pakënaqësi dhe zhgënjim i fortë ndaj zhvillimeve brenda opozitës. Disa prej tyre paralajmërojnë se nëse lideri i opozitës Sali Berisha tërhiqet nga protesta ose nuk vijon përballjen politike, ata do të zhvendosin mbështetjen drejt protestave të organizuara nga Adriatik Lapaj.

 

“Nëse Berisha ikën në shtëpi dhe lë betejën përgjysmë, ashtu siç bënte dhe Lulzim Basha, ne do t’i bashkohemi protestës së Adriatik Lapajt,” – shprehen mbështetës të opozitës.

 

Protesta e 24 janarit pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të opozitës në vitet e fundit, ndërsa nga rrethet, përfshirë Sarandën, pritet pjesëmarrje e konsiderueshme.

Demokratët theksojnë se pakënaqësia ndaj qeverisë është në rritje, për shkak të krizës ekonomike, emigrimit të të rinjve, korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

 

Protesta pritet të shërbejë si një test i fortë për opozitën dhe për besimin e qytetarëve në ndryshimin politik.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.