Dhuna ndaj Arben Çipës/ Prokuroria e Sarandës: Të lirohet menjëherë!

23/02/2517:02

Shperndaje:

Dhuna ndaj Arben Çipës/ Prokuroria e Sarandës: Të lirohet menjëherë!

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka paraqitur kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj të dyshuarit Diomet Musa, bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

 

Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit Diomet Musa, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht, ajo ka kërkuar lirimin e tij dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

 

Gjyqtarja Esmeralda Shehu ka vendosur vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit në flagrancë të të dyshuarit dhe ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”. Sipas vendimit të gjykatës, Diomet Musa nuk lejohet të largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në lagjen nr.3, Sarandë.

 

 

Në përfundim të gjykimit brenda afatit ligjor, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka vendosur:

 

-Vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim Diomet Musa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 88 dhe 25 të Kodit Penal.
-Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
-Urdhërimin e të dyshuarit që të mos largohet nga banesa e tij në lagjen nr.3, Sarandë.
-Lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim nga ambientet e paraburgimit, nëse ai nuk është i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
-Ngarkimin e policisë gjyqësore për mbikëqyrjen e zbatimit të masës së sigurimit.
-Ngarkimin e Prokurorisë dhe policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
-Shpenzimet hetimore të mbeten siç janë bërë.
Lejimin e ankimit ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

 

Vendimi është shpallur sot, më 23 Shkurt 2025, në Sarandë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj
Ndahet nga jeta mjeku i nderuar Jaho Ballaci
Hotel ARI kërkon Punonjëse për Mëngjeset, Pjatalarëse dhe Punonjëse për hotelin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.