Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web

21/03/2618:49

Shperndaje:

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web

Sarandë – Të dielën, në orën 14:00, stadiumi “Andon Lapa” do të jetë qendra e vëmendjes për futbollin në Jug, teksa Butrinti përballet me Delvinën në një derbi të zjarrtë që këtë herë vjen me objektiva të qarta për të dy skuadrat.

 

 

Butrinti, që mban vendin e dytë me 35 pikë, synon të vazhdojë presionin ndaj kreut dhe të mos humbasë terren në garën për ngjitje. Skuadra sarandiote vjen me moral të lartë dhe do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht faktorin fushë për të marrë një tjetër fitore të rëndësishme.

 

Nga ana tjetër, Delvina, e renditur në vendin e gjashtë me 19 pikë, nuk vjen thjesht për statistikë. Skuadra delvinjote synon zonën e “play-off”-it dhe çdo pikë në këtë fazë është vendimtare, çka e bën këtë përballje edhe më të luftuar.

 

Derbi i jugut mbetet gjithmonë një ndeshje ku klasifikimi humbet rëndësinë dhe vendin e zë rivaliteti, krenaria dhe dëshira për të fituar ndaj fqinjit.

 

Për të gjithë tifozët që nuk do të jenë në stadium, Saranda Web do të transmetojë këtë përballje LIVE në faqen zyrtare në Facebook dhe në kanalin YouTube, duke sjellë çdo moment të ndeshjes drejtpërdrejt nga “Andon Lapa”.

 

Një sfidë që premton spektakël, emocione dhe shumë tension sportiv – mos e humbisni!

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje
Aldo Shop dyqan me aksesorë plazhi në Ksamil kërkon Punonjës/e për sezonin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.