Deputetja Teuta Ramaj: Privilegj dhe përgjegjësi të përfaqësoj komunitetin çam në Parlament

24/06/218:49

Shperndaje:

Deputetja Teuta Ramaj nëpërmjet një statusi në Facebook, falenderon bashkëpatriotët e saj çam, bashkëqytetarë, miq e dashamirës për urimet e shumta.

Ndihem e vlerësuar dhe e privilegjuar të jem deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, shkruan deputetja Teuta Ramaj.

STATUSI I PLOTË

Të dashur miq!

Pas vendimit të kryeministrit z. Edi Rama për të mbajtur mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit dhe pas zyrtarizimit të rezultatit të dalë nga vota e 25 Prillit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, jam shpallur zyrtarisht deputete e Qarkut Vlorë.Dua të falenderoj bashkëpatriotët e mi çam, bashkëqytetarë, miq e dashamirës për urimet e shumta. Ndihem e vlerësuar dhe e privilegjuar të jem deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.

Njëkohësisht, e konsideroj privilegj dhe përgjegjësi të madhe të jem zëri juaj në Parlamentin e Shqipërisë. Mandati i deputetit për mua është përgjegjësi e madhe qytetare ndaj Vlorës, ndaj shoqërisë sonë, ndaj partisë socialiste dhe në veçanti ndaj të gjithëve ju që më përkrahët me votë duke më konsideruar personin e duhur të cilit mund t’i besoni vullnetin tuaj politik. Për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse, vullnetin dhe besimin tuaj do të përpiqem, me të gjitha mundësitë e mia, që ta përkthej në kontribut sa politik aq dhe qytetar, si deputete e Qarkut të Vlorës.Rrugëtimi im politik do të jetë me ju prandaj në çdo sfidë qytetare ne do të jemi bashkë dhe po prapë bashkë do të punojmë për Vlorën tonë dhe për vendin!


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.