
Deputeti i Sarandës kërcënon gazetarin: Do të var nga gjuha !



Gazetari Nebil Çika konfirmon se është fyer dhe kërcënuar me jetë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, në kafen pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike, për shkak të një editoriali të tij ndaj deputetit të Sarandës.
Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Çika shprehet se deputeti i Sarandës e ka kërcënuar me ndërgjegje të plotë, pasi siç shprehet ai, në ato momente Ristani ishte esëll. Ai e ka denoncuar ngjarjen edhe te kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por siç thotë gazetari Çika, ende s’ka marrë një përgjigje nga ai.
Për ngjarjen e regjistruar paraditen e të hënës pranë selisë blu, botuesi i gazetën “Minerva” i bën thirrje Partisë Demokratike, të distancohet publikisht nga akti i rëndë i Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani.
Keni akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani se ju ka kërcënuar publikisht. Si ndodhi?
Sa u fut në lokal erdhi direkt tek tavolina ime ku pija kafe me një mik, ish student i dhjetorit ’90-të dhe themelues i PD-së. “Mos shkruaj më për mua”, më ka thënë! “Do të bëj atë që nuk ta pret mendja. Do të var nga gjuha. Nuk më njeh mirë mua se çfarë të bëj”, e të tjera kërcënime e fyerje që i përsëriste vazhdimisht për rreth pesë minuta! Unë nuk lëviza nga tavolina. I thash që ato që shkruaj ishin të vërtetë nëse nuk ishte dakord të përgjigjej publikisht. Ai vazhdoi me kërcënimin dhe fyerjet.
Cili mendoni se është shkaku i kërcënimit tuaj nga Ristani?
Nuk kam çfarë të mendoj! Ma tha vetë arsyen. Për shkak të një shkrimi tim editorial i djeshëm në gazetën “Minerva”: “Pse nuk shkon dot në Vlorë Arben Ristani?! E kishte me punën time si gazetar, me shkrimet e mia. Ishte i qartë për arsyet dhe motivimin e kërcënimeve dhe fyerjeve. Për më tepër që ishte edhe esëll.
Si reaguan njerëzit aty rreth e rrotull, në kafen e PD, kur ai, siç thoni ju, iu kërcënoi me jetë?
Nuk reaguan fare gjatë agresionit verbal të Ristanit. Kuptohet ishin zyrtarë të PD–së shumica, ai është shefi i tyre, Sekretari i Përgjithshëm. I thash Nard Ollit: Pse nuk reagoni, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së po kërcënon një gazetar dhe ju heshtni?! Kështu do vini në pushtet?! U pendova me vonë që i fola kështu Nardit, çfarë do bënte ai?! Ristani është shefi i tij. Më vonë shumë njerëz e militantë të thjeshtë erdhën të më mbështesin dhe në bisedë me mua e dënuan sjelljen e tij si të paprecedentë se fundja është numri 2 i opozitës. Nuk kam gjë me njerëzit atje, mbase u zunë në befasi. Nuk pritej kjo sjellje kriminale nga një nivel kaq i lartë politik.
E keni denoncuar ne organet e ligjit?
Jo, ende jo, por avokati im po e shqyrton çështjen. Nuk besoj se është një betejë ligjore sepse nuk është e para herë që jam kërcënuar në punën time si gazetar. Por është për herë të parë nga një politikan i nivelit të lartë e deputet, veçanërisht i PD-se.
Po kryetarin Basha e keni informuar?
I nisa një SMS menjëherë pas kërcënimit. Vetëm e informova për sjelljen e vartësit të tij nr 1. Nuk më ka kthyer përgjigje ende, por as unë nuk i kërkova të më përgjigjej personalisht. Sigurisht që pres një distancim publik dhe një qëndrim zyrtar ndaj aktit të rëndë dhe vetë Ristanit si politikan i PD-së, jo vetëm nga z. Basha por edhe nga drejtuesit e strukturave politike të PD-së. Nuk është vetëm një sherr apo kërcënim personal, por një raport i nr. 2 të opozitës me lirinë e fjalës dhe shtypit.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

MEMORIE – Taqo Lepuri, artisti plot dritë e fisnikë, mikpritës, dhe i dhëmbshur
07/03/1623:39

Kompania Globe kërkon të punësojë Menaxher/e dhe Specialist/e Shitjesh në Sarandë
07/03/1623:39

ANDI BELLO DREJTUESI I RI I PARKUT TË BUTRINTIT
07/03/1623:39

Delvina del pa pikë nga takimi i parë brenda fushës ndaj Devollit
07/03/1623:39

Bar “Vëllezërit Myrtaj” në qendër të Sarandës kërkon të punësojë Banakier/e dhe Kamarier/e
07/03/1623:39

Filiali One Sarandë, pranë Gjimnazit, kërkon të punësojë Operatore
07/03/1623:39

Shtyhet zhvillimi i takimit Butrinti – Turbina
07/03/1623:39

Njoftim punësimi për logopede / psikologe/ mësuese e specializuar
07/03/1623:39

Kryetari i MEGA Kristo Kiço: Të respektohet e drejta e vetdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fetare
07/03/1623:39

Policia ndalon një 31-vjeçar. U denoncua për veprime të turpshme ndaj 11-vjeçares
07/03/1623:39






Rezervime

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
07/03/1623:39

Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
07/03/1623:39

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
07/03/1623:39

Apartament 1+1 me pishinë
07/03/1623:39

Dhoma teke në Hotel Mesopotami
07/03/1623:39
Suvenire

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
07/03/1623:39

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
07/03/1623:39

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
07/03/1623:39

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
07/03/1623:39

Suvenire nga Saranda
07/03/1623:39



