Deputeti i Sarandës Ristani: Rama i jep shtetit rumun pronën e një familje në Sarandë


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka shpronësuar me forcë dy ish të përndjekur në Sarandë, për llogari të shtetit rumun. Është fjala për familjen Nesturi në qytetin bregdetar. Lexoni më poshtë deklaratën e Ristanit.

“Kjo pronë i është njohur familjes Nesturi dhe i është dhënë në vitin 1992 me ligjin e kthimit të pronave. Ndërtesa ku banon familja Nesturi në Sarandë, pretendohet nga shteti rumun. Pas një kalvari prej 400 seancash gjyqësore, familja Nesturi arriti ta ruajë dhe ta mbajë pronën e vet edhe me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë. Por nuk ka gjykatë që ndal vrullin e Edi Ramës, i cili, mesa duket, ia ka premtuar këtë pronë ish-kryeministrit rumun i cili gjendet në burg për korrupsion, dhe ka vendosur të shkelë parimet, dinjitetin dhe pronën e një familje shqiptare për hir të interesave personale. Kur Gjykata e Lartë i dha të drejtë familjes Nesturi, Edi Ramës nuk i mbeti rrugë tjetër, veçse tani të bëjë shpronësim për këtë objekt. Papritur, familjes Nesturi i vjen një lajmërim nga Ministria e Jashtme se duhet të lënë shtëpinë se do shpronësohen, dhe kjo në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, ligjin dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të cilat parashikojnë shpronësimin e pronës së individit vetëm në rastet e interesit publik dhe shpërblimit të drejtë. Çfarë interesash publike kanë shqiptarët që të shpronësojnë familjen Nesturi, në Sarandë, për llogari të shtetit rumun? Asnjë interes publik nuk ka, së paku asnjë interes publik nuk është arsyetuar nga aktet e administratës shqiptare, përveçse i do qejfi Edi Ramës. Tashmë Edi Rama e ka marrë vendimin dhe e ka botuar edhe në fletoren zyrtare”, tha Ristani. Ai i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet menjëherë nga ky akt kriminal që po u bëhet dy ish të persekutuarve 80-vjeçarë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.