Denoncimi: Taksidarët e Fierit gjoba dhe plackitje në biznese


Taksidaret e Arben Ahmetajt vazhdojne grabitjen e biznese ne Sarande dhe Ksamil. Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar para pak castesh nga PD Sarandë. Sipas deklaratës, Informacionet qe ka Partia Demokratike, bejne fjale per raste flagrante ku inspektoret e tatimeve te ardhur nga Fieri, kerkojne shuma marramendese nga biznese ne Sarande e Ksamil. Madje ne disa raste, ata kane marre nga keto biznese edhe sende e mallra duke i pervetesuar privatisht. Jo te pakta kane qene rastet kur jane konfliktuar me qytetare te ndryshem, por forca qe ata kane e presioni per gjobitje, i ka detyruar bizneset te struken ne heshtje.
I bejme thirrje strukturave te anti-krimit ekonomik dhe Prokurorise, te hetojne kete veprimtari te paligjshme, nderkohe qe inkurajojme qytetaret te denoncojne keto akte te pastra korrupsioni e grabitjeje.
Rilindja eshte ne grahmat e saj te fundit dhe motoja e vetme qe i udheheq ushtaret e saj eshte “O burra te bastisim aq sa mund te bastisim”, përfundon deklarata e PD Sarandë

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë