Denoncimi nga Delvina: Më premtuan punë, bëra fushatë dhe më mashtruan

24/09/2111:46

Shperndaje:

Një denoncim nga një vajzë 26-vjeçare banore e Delvinës ka mbërritur në Saranda Web.

26-vjeçarja, të cilën nuk duam ta identifikojmë denoncon se gjatë fushatës i është premtuar punë, gjë e cila nuk ka ndodhur. Sigurisht, premtimet elektorale të kësaj natyre janë vepra penale, ndaj ne vendosëm ta publikojmë mesazhin e 26-vjeçares.

Pershendetje Saranda Web

Jam nje banore e qytetit te Delvines, jam 26 vjece dhe jam aktualisht papune. Jam me arsim te mesem dhe jam licensuar prej 1 viti ne Vlore per punonjese sherbimi privat security. Ne periudhen e fushates kam qene e para qe kam bere fushate per PS.

Znj. Majlinda Qilimi, kryetarja aktuale e Bashkise Delvine, se bashku me nenkryetarin Filip Xuxi me kane premtuar vend pune pas perfundimit te fushates. Nderkohe kane kaluar 5 muaj pas perfundimit te fushates dhe une jam ende e papune.

Kam shkuar ne zyre me mijera here, kam kontaktuar me kryetaren dhe nuk kam marre asnje pergjigje pozitive. Nderkohe qe numri i te punesuarve ne qytetin tone rritet dita dites, duke punesuar njerez te pa afte dhe te pa arsimuar.

Kryetarja dhe nenkryetari me kane mashtruar sepse kane vendosur ne pune ata qe jane me me shume se 1 rroge ne shtet. Kam shkuar perseri ne zyrat e bashkise, kam kontaktuar per te marre ndihme ekonomike dhe me kane thene qe nuk te aprovohet dhe nuk te takon nderkohe qe un jam kryefamiljare me vete dhe s`kam asnje mbi koke.

Ju lutem publikojeni sepse jam nje vajze qe kam shume nevoje se jam ne mes te kater rrugeve dhe papune, nderkohe qe jam dhe e licensuar.

Ju faleminderit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.