Delvinë – Zjarri djeg edhe shtëpinë e një polaku – VIDEO

13/08/2521:07

Shperndaje:

Delvinë – Zjarri masiv shkrumbon edhe shtëpinë e një shtetasi polak në lagjen Llak

 

Nata e kaluar ka qenë e rëndë për qytetin e Delvinës, ku zjarri i madh, për të cilin kemi raportuar më herët, ka shkrumbuar pyjet në periferi të qytetit dhe ka rrezikuar djegien e qytetit. Mes disa shtëpive, flakët kanë përfshirë plotësisht edhe shtëpinë e një shtetasi polak, e ndodhur në lagjen Llak, pranë një pylli të bukur me pisha.

 

Delvinë – Zjarri djeg shtëpinë e një polaku

 

Në momentin e ngjarjes, pronari polak nuk ndodhej në banesë. Fqinjët, të alarmuar nga përhapja e flakëve, u përpoqën me çdo mënyrë të shpëtonin shtëpinë, por zjarri, i nxitur nga era dhe temperaturat e larta, u përhap me shpejtësi duke e kthyer gjithçka në hi.

 

 

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të plota. Banorët e lagjes shprehen të tronditur nga pasojat e këtij zjarri shkatërrimtar dhe njëkohësisht të trishtuar që nuk patën mundësi ta shpëtojnë nga djegia.

 

Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer
Shembet sa herë bie shi: ura Delvinë – Kakodhiq, Lefterhor, Varfaj, simbol i dështimit të punimeve
Bashkia Sarandë alarmon qytetarët: “Do të fryjë erë 30 metër/sekondë”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.