Delvinë: 15 Familje përfitojnë rikonstruksion banesash. EMRAT e përfituesve

19/11/2412:53

Shperndaje:

Delvinë: 15 Familje përfitojnë rikonstruksion banesash. EMRAT e përfituesve

 

Një projekt i rëndësishëm për rikonstruksionin e 15 shtëpive në Delvinë ka nisur të zbatohet, duke sjellë shpresë për familjet që prej kohësh përballen me kushte të vështira banimi. Fondi total i akorduar për këtë nismë është 13,433,874 lekë, që përkon me rreth 130 mijë euro. Punimet pritet të përfundojnë brenda një afati prej 9 (nëntë) muajsh.

 

Ky projekt është pjesë e programit për përmirësimin e banesave ekzistuese për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara, i iniciuar nga Bashkia Delvinë.

 

Familjet përfituese të këtij projekti janë:

 

  • Mihal Rexhep Mato
  • Foto Andon Kockori
  • Feim Qerim Majko
  • Agim Hajrulla Neimi
  • Thanas Hamit Musto
  • Sotir Dino Dino
  • Luan Hasan Dino
  • Petrit Mustafa Musto
  • Vasil Qerim Majko
  • Kristo (Thellexa) Adem Rakipi
  • Spiro Dino Dino
  • Servet Niazi Hyso
  • Hader Fiko Majko
  • Astrit Hajrulla Neimi
  • Fato Hamit Majko

 

Punimet që do të kryhen për përmirësimin e kushteve të banimit përfshijnë:

 

  • Ndërtim çatie me tjegulla vendi dhe tavane
  • Punime suvatime
  • Punime hidraulike dhe instalime të pajisjeve përkatëse
  • Instalime elektrike
  • Shtrim me pllaka dyshemeje dhe veshje për banjat
  • Punime për dyer dhe dritare

 

Projekti synon përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet përfituese, duke rikthyer kushtet e denja për strehim dhe duke kontribuar në integrimin social dhe ekonomik të këtyre komuniteteve.

Artikulli: Delvinë: 15 Familje përfitojnë rikonstruksion banesash. EMRAT e përfituesve

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident i rëndë pranë tunelit të Skërficës, përmbyset një maune
Nis dëmshpërblimin për banorët e prekur nga zjarret e verës, në Delvinë shkojnë 1 milion euro
Investimet dhe projektet e planifikuara në Buxhetin e vitit 2026 në Sarandë
S’ka më Polici Bashkiake: Reforma që shuan autonominë vendore dhe e kthen në strukturë kombëtare
Mumushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e të thurë qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.