Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0

Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0

Delvina regjistroi një fitore bindëse në javën e radhës së kampionatit, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4–0 skuadrën e Maliqi, në një ndeshje ku diferenca u ndërtua e gjitha në pjesën e dytë.

 

Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0

 

FOTO K.F DELVINA

 

Në minutën e 53-të, Koshie S. hapi serinë e golave, duke i dhënë avantazhin vendasve. Vetëm pesë minuta më pas, Horipelaye Yisa A. dyfishoi shifrat, ndërsa në minutën e 66-të realizoi edhe golin e tij të dytë personal, duke vulosur një paraqitje shumë të fortë.
Dominimi i Delvinës nuk u ndal me kaq. Në minutën e 77-të, sërish Koshie S. gjeti rrugën e rrjetës, duke kompletuar dopietën dhe duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes.

 

Ndeshja u karakterizua edhe nga disa zëvendësime dhe kartonë të verdhë, por kontrolli i lojës mbeti gjatë gjithë kohës në duart e Delvinës, e cila tregoi qartazi superioritet fizik dhe taktik në 45 minutat e dyta.

 

Me këtë fitore, Delvina ngjitet në kuotën e 15 pikëve pas 12 ndeshjesh, duke u pozicionuar në vendin e pestë të renditjes dhe duke mbajtur distancë nga zonat e fundit. Në krye të tabelës vijon gara e fortë mes Oriku dhe Butrinti, ndërsa Delvina duket se po konsolidon një ecuri pozitive për vazhdimësinë e sezonit.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Lexoni më shumë
Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë
Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.