Delvina në panik: Po na shuajnë emrin

29/05/1910:23

Shperndaje:


Qyteti i Delvinës prej mbrëmjes së djeshme po përjeton një panik, pas përhapjes së lajmit për transferimin e Drejtorisë Arsimore Delvinë drejt Bashkisë së Finiqit.
Lajmin e ka shpërndarë nëpërmjet një postimi në facebook kryetari i Degës së PD Delvinë Hari Imeri, i cili i fton qytetarët e Delvinës, të cilëve iu drejtohet me fjalën “bashkëvuajtës”, të reagojnë dhe ta kundërshtojnë këtë veprim, pasi sic thotë ai, po shkohet drejt shuarjes së emrit të qytetit.
STATUSI:
Te dashur bashkevuajtes delvinjot.
Po projektohet per ta gremisur Delvinen ne honet e historise.
Delvinen e vlerave,qytetarise,mikepritjes dhe bujarise.
Delvinen e firmetareve te pavaresise,vendelindjen e Kryeministrit te pare shqiptar Sulejman Delvines.

Njoftohem sot nga disa miq arsimtar dhe patriot se po punohet ne heshjte me hapa te rrufeshem per transferimin e Drejtorise Arsimore Delvine drejt Bashkise se re Finiq.

I bej apel perfaqesuesve te Zyres Arsimore,mesuesve dhe nxenesve te bojkotojne oraret mesimore ne shenje proteste qe ky projekt te mos realizohet sepse do te ishte fatale per Delvinen tone.

Mosreagimi i transferimit te Institucioneve (Gjykat,Prokurori,Hetuesi,Hipotek,etj ) 21 vite me pare,mosreagimi i plote ne referendumit qe organizuam ndaj projektit per ndarjen territoriale ku mundesuam vetem 1000 firma dhe nuk mjaftoi per pezullimin e projektit dhe mosreagimi i gjithe qytetareve ndaj ketij projekti ne heshtje ,do te sjelli mjerimin total te qytetit tone te dashur.

Eshte koha te reagojme ose emri Delvine do te shuhet pergjithmone…

Delvina e para.
Delvina mbi ç’do interes personal,politike.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja
Vidhet një banesë gjatë natës: familjarët në dasmë, hajdutët rrëmbejnë 15 milionë lekë
Bougainville Bay në Sarandë kërkon Drejtor Strukture Hotelerie
Hotel Porto Eda në Sarandë kërkon Recepsioniste. Punësim vjetor
PORT SIDE KËRKON TË PUNËSOJË BANAKIER/E PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.