Delvina 3 ditë pa ujë, ende asnjë njoftim dhe shpjegim për qytetarët

09/01/2110:08

Shperndaje:


Delvina ka 3 ditë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Denoncimi ka ardhur në një reagim publik të kryetarit të PD Delvinë Hari Imeri.
Edhe pse qytetarët kanë 3 ditë pa furnizim me ujë, nga ana e përfaqësuesve të Bashkisë Delvinë apo ujësjellësit nuk ka asnjë njoftim për qytetarët për shkakun e ndërprerjes dhe kohën se kur do të rikthehet uji në Delvinë.

Sipas një burimi të Saranda Web, shkak i ndërprerjes së ujit në Delvinë është bërë përmbytja nga shirat e shumtë e burimit të Vrizit.
Investimi në ujësjellësin e ri të Delvinës është në punime e sipër dhe mbetet e paqartë nëse kjo përmbutje ka ndodhur si pasojë e punimeve apo burimi do të përmbytet sa herë do të ketë shira të shumtë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ULTRA CLEANING Sarandë kërkon Shofer dhe Motorist
Rebecca Beauty Studio në Sarandë kërkon të punësojë estetiste
Kompania Gramoz D kërkon të punësojë Magazinier dhe Ekonomist
Një zë i ri nga Saranda: Nikolla Qendro publikon librin “MISTIUS”
BOE Luxury Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Banakier/e
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Shofer dhe Guide turistike

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.