Dëgjonin muzikë/ Policia gjoba 10 milionë lekë 2 anijeve dhe 1 restoranti në Sarandë

16/07/2110:32

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se strukturat e Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë të reja, konkretisht për shtetasit:

-B. K., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

-I. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

-E. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në restorantin e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit, thuhet në reagimin e Policisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që fluturojnë me zemër dhe motor
Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” kërkesë Prefektit: Mos e firmos tjetërsimin e Eco Kampusit, është i paligjshëm
Qendra Estetike Doctor Fish Saranda kërkon Dietolog/e për bashkëpunim
Njoftim Punësimi në Hotel në qytetin e Sarandës
Gjykata zbardh vendimin për atentatin ndaj Edmond Papa: 55 vite burg për autorët
ADORA’S VIEW HOTEL në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.