Dëgjonin muzikë, Policia 10 milionë lekë gjobë, klientët në Prokurori

27/06/2113:55

Shperndaje:

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë për shtyp lidhur me ngjarjen e djeshme ku 2 persona u shoqëruan dhunshëm në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Sipas Policisë, gatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit I.S. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar nga shtetasit S. A., dhe A. C., të cilët ndodheshin në lokal.

Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin I.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Eklea Omeri, krenaria e Sarandës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Shahut
14 vite traditë në Sarandë, Panairi i Suvenireve gjallëron shëtitoren buzë Jonit
Konflikti në Bunec, 53-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër. Arrestohet nga policia
Shitet shtëpi 2-katëshe në Delvinë. Çmimi 10 milionë lekë
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.