Reklamë I Love Orange

Damian Gjiknuri vijon takimet elektorale: Mbështetja për PS, garanci për vazhdimësinë e projekteve


.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidati për deputet Ervis Moçka u takuan me banorët e njësisë administrative të Novoselës.
Gjiknuri kërkoi nga banorët e një prej zonave më prodhuese bujqësore që të mbështesin Partinë Socialiste për të vazhduar projektet e investimeve.
VIDEO

https://youtu.be/JL4nkI2e43I

“Banorët e njësisë Novoselës, kërkojnë vetëm një gjë, infrastrukturën bazë nga shteti, pjesën tjetër e sigurojnë vet. Ne për këtë jemi. Më vjen mirë që e nisëm me energjinë, bëmë goxha investime dhe nuk kanë përfunduar të gjitha, por të paktën i dhamë rezultatet e para dhe do të vazhdojmë. Shumë shpejt fillon ujësjellësi, 8 milion euro në të cilin do të lidhen të gjitha fshatrat e Novoselës dhe përfundimisht zona nuk do të këtë më problem me ujin. Siguruam dhe fondet për mbrojtjen e argjinaturës së Vjosës, edhe ky projekt do të ecë dhe do të përfundojë shumë shpëjt. Projekti tjetër madhor që kemi rënë dakord dhe po ua premtoj se do ta realizojmë është dhe gjithë ujitja për zonën. Që të sjellim si duhet edhe pjesën e bonifikimit edhe pjesën e ujitjes që kjo zonë të mos ketë më problem në këtë drejtim. Me gjithë këtë infrastrukturë të bërë mirë, për pjesën tjetër ju jeni të zotët e punës. Ju jeni më fat sepse përveç zhvillimit bujqësor ka dhe shumë investime në prodhim , pasi ka shumë veprimtari prodhuese afër autotradës që janë shndërruar në motor zhvillimi për Vlorën”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal edhe tek ndikimi që do të ketë aeroporti i Vlorës në zhvillimin e njësisë së Novoselës.

“Ju do të keni edhe aeroportin dhe do ta ngrerë shumë vlerën e kësaj zone, jo vetëm vlerën e pronave këtu por i gjithë interesi për këtë zonë do të jetë shumë i lartë. Këtu në Novoselë njërëzit do ta shikojnë shumë shpejt zhvillimin.” -tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi i kësaj zone në skuadrën fituese të Partisë Socialiste në 25 Prill, Ervis Moçka, tha se trasformimi ka nisur për zonën e Novoselës, pasi investimet në energjitikë do të pasohen me investime në kanale kulluese për bujqësinë dhe trasformimin e zonës në një prej prodhueve më të mëdhenj në Shqipëri.

“Kemi filluar me ndryshime që nga energjia elektrike , kur Damiani ishte ministër, ABC-ja u bë shumë shpejt dhe kjo zonë nuk vuan më. Ne kërkojmë sot, votën për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. E kërkojmë këtë votë për të vazhduar ato reforma që janë nisur. E duam këtë mandat për reformat të cilat na prekin drejtpërdrejt. Ka nisur procesi i rregjistrimit të tokës, e kërkojmë këtë mandat për të mos ndaluar kjo reformë. Ka nisur procesi i legalizimeve dhe vetëm Partia Socialiste e ka vazhduar këtë proces. Pikërisht si ecëm me legalizimet do të duam të ecim dhe me rregjistrimin e tokës bujqësore. Vetëm nëpërmjet këtij rregjistrimi do të jetë e mundur të zhvillohet ekonomia rurale. Do të bëhet e mundur që shume prej fermerëve të mund të aplikojnë për subvencione dhe në skemat e financimit të bujqësisë. Me Damianin në parlament do të lobojmë për fillimin e një prej projekteve më të mëdha të infrastrukturës për kullimin dhe vaditjen për të gjithë zonën bujqësore të Novoselës”, tha Moçka.

Gjiknuri e Moçka kërkuan nga banorët e zonës jo vetëm votëbesim për mandatin e tretë, por angazhimin e tyre që reformat e nisur të mos ndalen, duke garantuar se Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse për progresin e Shqipërisë.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47
Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

19 Nëntor 2026 21:25
Ndahet papritur nga jeta këngëtari i polifonisë shqiptare Elton Zholi

Ndahet papritur nga jeta këngëtari i polifonisë shqiptare Elton Zholi

19 Nëntor 2026 08:33
Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

18 Nëntor 2026 18:02
Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

18 Nëntor 2026 09:54