Çuçi prezanton “makinën inteligjente”: Harrojeni mikun, gjoba ju vjen në shtëpi
Duket se në rrugë do të ketë përherë e më pak policë fizikisht. Një pajisje inteligjente prodhim gjerman që nuk njeh mik do monitorojë 24 orë lëvizjen e mjeteve dhe gjoba do u shkojë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor në shtëpi. Ajo regjistron shpejtësinë, targën e mjetit, si e përdorni celularin në timon, rripin e sigurimit etj. Report Tv mësoi se në gjithë vendin do të jenë 11 makina të tilla. Projektet për sigurinë rrugore janë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe parterët italianë, të cilët e përdorin këtë sisteme dhe në Itali.
Në makinën e parë u konstatua se vetëm në 1 orë ajo regjistroi 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente
“Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, pajisje që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në 4-6 korsitë, nëse do të kemi rrugë me 6 korsi. Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes. Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Është një pajisje e cila mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore”, tha ministri Çuçi.
Sipas tij vetëm gjatë një ore që ka qenë këtu, pajisja ka regjistruar 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve. Ministri paralajmëroi shtetasit që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit, se mund të rrezikojnë heqjen e patentës, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor.
“Të dashur përdorues mjetesh, kjo është një aparaturë që nuk të krijon mundësinë që t’i shpëtosh shkeljes, pavarësisht se mund të njohësh ministrin, kryeministrin, deputetin apo këdo qoftë. Kjo është një mënyrë krejtësisht automatike dhe gjoba do të vijë në bazë të regjistrimit të targës, që bëhet nga aparatura, me foto dhe me video, do t’ju vijë në shtëpi, aty ku keni deklaruar dhe adresën, ku keni regjistruar mjetin tuaj. Tashmë nuk ka më mik! Është vetëm kjo aparaturë, punon ditën-natën, punon kudo, në çdo segment rrugor lehtësisht dhe përpunon lehtësisht të gjithë shkeljen dhe gjobën si rezultat i shkeljes, në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndikim njerëzor”, u shpreh ministri Çuçi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.
“Kjo na e jep në video, në foto çdo drejtues automjeti, jep location, targën e mjetit, kohën reale kur ka qenë shkelja. Fotot janë me infra, janë për natën, për ditën, kap deri në gjashtë korsi. Pajisja do të jetë 24 orë aktive. Identifikimi bëhet nëpërmjet targës, gjejmë adresën e pronarit të mjetit, dhe ia dërgojmë gjobën së bashku me fotografinë e kundërvajtësit, me ditën, orën, vendin ku është konstatuar shkelja. Ne kemi detyrimin të bëjmë njoftimin me postë brenda 30 ditësh”, tha Veliu.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
03/10/219:09
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
03/10/219:09
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
03/10/219:09
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
03/10/219:09
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
03/10/219:09