

Covid-19/ Komiteti: JO më shumë se 10 veta në çdo ceremoni: dasma apo vaki


Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të merren masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ndalohen grumbullimet mbi 10 person, dasmat dhe varrimet që shkojnë përtej rrethit të ngushtë të familjes. Gjithashtu ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre. Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve positive ditore shprehur qartë me një rritje të incidences 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.
Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një javë më parë. Në tre spitalet COVID janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve COVID. Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacienteve në kujdes intensive.
% e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%. Komiteti teknik i ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orëa 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamike i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetareve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur:
1. Të ndalohen grumbullimet me më shume se 10 persona në vende te hapura dhe të mbyllura
2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, dëri në një urdhër të dytë”, tha Fico.
Kjo masë ekstreme ka ardhur pas rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19. Ditën e sotme numri i rasteve të reja ka shkuar në 694



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Odisea Çipa emërohet trajneri i ri i ekipit të futbollit Butrinti
17/11/2015:39

Policia: Kontrolluam imtësisht fshatin Stjar, gjetëm një parcelë kanabis, kultivuesi në kërkim
17/11/2015:39

Ndikimi i turizmit masiv në Sarandë – Raporto në Saranda Web
17/11/2015:39

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
17/11/2015:39

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
17/11/2015:39

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
17/11/2015:39

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
17/11/2015:39

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
17/11/2015:39

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
17/11/2015:39

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
17/11/2015:39






Rezervime

River & Sea Side Apartament
17/11/2015:39

Apartament Ionian Saranda Sea
17/11/2015:39

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
17/11/2015:39

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
17/11/2015:39

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
17/11/2015:39
Suvenire

Suvenire nga Saranda – Shegë
17/11/2015:39

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
17/11/2015:39

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
17/11/2015:39

Suvenire nga Saranda
17/11/2015:39

Suvenire nga Saranda
17/11/2015:39




