Ç`ka mbetur më për LSI-në në Sarandë ?

29/06/1620:44

Shperndaje:


OPINION nga Agron Mema12698180_1707684056142965_6790559189071779455_o Aleatja kryesore e PS-së në koalicionin qeveritar të sotëm, LSI-ja, përsa i përket pjesëmarrjes në pushtet, po çukit thërrimet e mbetura në tryezën e boshatisur. Tanimë , LSI-ja nuk ka më asnjë institucion kryesor që ta drejtojë, pas zhveshjes edhe të n.prefekturës së Sarandës nga kompetencat e sajë të mëparshme. Çfarë më konkretisht? N.prefektura e Sarandës, gjatë qeverisjes së PD-së në koalicion me LSI-në, arriti të fitojë statusin e n.prefekturës me status të zgjeruar, nga katër të tilla që kish në të gjithë vendin me këtë status të përfituar, duke patur në varësi edhe n.prefekturën e Delvinës dhe komunat përreth. Vetëm tre apo katër shërbime kryheshin në Prefekturën e Vlorës, duke lehtësuar mjaft shërbimin ndaj qytetarve. Po me këtë status e gjeti edhe rotacioni politik i 2013, kur në krye erdhi PS-ja me aleate kryesore LSI-në që kishte braktisur koalicionin me PD-në qysh tre muaj para procesit zgjedhor për pushtetin qëndror. Dalja nga koalicioni me PD-në u pasua edhe me dorheqjen e titullarve kryesor të LSI-së duke pritur pushtetit e koalicionit të ri. Por n.prefekti i Sarandës, edhe kreu i LSI-së Sarandë, nuk ju bind vullnetit politik të qendrës për të dhënë dorheqjen duke e detyruar prefektin e Vlorës, në atë kohë, ta shkarkonte dhe ky post t`i jepej PDIU-së në koalicion ateherë parazgjedhor e paszgjedhor me PD-në, por që pas rezultaeve të zgjedhjeve e braktisi aleatin e sajë duke kaluar në koalicionin e majtë, por pa mundur të ruaj dot postet në bazë. Pas zgjedhjeve të 2013-ës, LSI-ja e dalë edhe më e fuqizuar nga këto zgjedhje si në parlament ashtu edhe në përfaqësinë e këshillave bashkiak, rimer n.prefekturën e Sarandës, zyrën arsimore dhe drejtorinë e Kontrollit të automjeteve. Por PS-ja nuk do të tregohej korrekte me marrveshjen e ndarjes së pushteteve në Sarandë dhe kjo ndodhi edhe në pushtetin vendor ku LSI-ja nuk ka asnjë përfaqësues në rang drejtor apo n.kryetari, megjithse dolën sëbashku në këto zgjedhje.Shumë shpejt arsimi do ti merrej LSI-së dhe do ti kalonte PS-së, madje pa asnjë rezistencë apo protestë politike deri në habi e pakuptueshmëri të lëshimit të këtij posti të rëndësishëm i cili edhe sot mbahet nga PS-ja, drejtori i drejtorisë së automjeteve u largua për arsye të tjera që dihen, ndërsa bastioni i fundit i LSI-së i parë me shumë xhelozi nga PS-ja për vet funksionin dhe kompetencat e sajë, shumë shpejt do t`i shtrohej tkurrjes së kompetencave në shërbim të qytetarve dhe kontrollit të zbatueshmërisë ligjore nga pushteti vendor, ato do ti kalonin Prefekturës së Vlorës, duke humbur kështu statusin e n.prefekturës me kompetenca të zgjeruara. Por tkurrja dhe zhveshja nga kompetencat nuk do të ndalej me kaq; tani më as shërbimi i vulosjes së çertifikatave nga n.prefektura e Sarandës për qytetarët që kanë probleme dokumentacioni me abasadat e huaja, ky konfigurim nuk do të kryhet më nga kjo n.prefekturë. Ps largimit të punonjses së këtij shërbimi, disa muaj para pensionit, ky shërbim do të kryhet nga n.prefektura e Delvinës që drejtohet nga PS-ja. Qytetarët shprehin habi se pse ndodh kështu. Pse duhet të vijë punonjesja e Delvinës në Sarandë për këtë shërbim ndaj tyre? N.prefektura e Sarandës, pas ndarjes se re territoriale kishte në juridiksionin e sajë katër bashki; Delvinë, Sarandë, Finiq, Konispol që kap afërsisht një sipërfaqe tokësore prej 35325 Km. katrore dhe me një popullsi afërsisht tek 46599 mijë banorësh dhe për hatër të konflikteve politike, opozitare apo brenda koalicionit qeverisës nuk e meriton këtë katandisje të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm shtetëror. Pra PS-ja ka në kontroll gjithshka në rajonin e Sarandës, ndërsa LSI-ja ka vetëm disa punonjës administrate që punojnë kokëulur e pa fjalë nga frika e flakjes në rrugë. Pra ç’i ka mbetur LSI-së në Sarandë? Vetëm drejtoria e paraburgimit, edhe kjo e marë pas ardhjes së Manjanit në ministrinë e drejtësisë se mbahej nga PS-ja, ndëkohë , jo vetëm në Sarandë, por edhe në tre bashkitë e tjera përfaqësimi i LSI-së është shumë i dobët e i zbehtë. PS-ja nuk i lëshon fijen e perit nga pushteti, duke shkelur çdo lloj marrveshje para e pas zgjedhore, për pushtetin qëndror e lokal, në ndarjen e pushteteve mes tyre. Pra , mund të themi, se në Sarandë, ky kualicion , për mos të thënë që nuk funksionon, mezi po merr frymë e po meket dita–ditës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.