Çifti kapet duke transportuar refugjatë, u gjendet kanabis dhe armë

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Likojani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh. F., 31 vjeçe (bashkëshortë me njëri-tjetrin), të dy banues në Konispol, Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, forcat e Policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Sh. F., e cila në bashkëpunim me shtetasin L. F., po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.