Christian Canacaris merr në dorë titullin “Qytetar Nderi” i Sarandës

09/12/2311:33

Shperndaje:

Është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit Qytetar Nderi Christian Canacaris, Ceo të Raiffeisen Bank me motivacionin: “Për kontributin e spikatur social dhe financiar për krijimin e hapësirave rekreative publike dhe nxitjen e projekteve të tjera me impakt të lartë social në dobi të fëmijëve“.

christian canacaris sarande


Sipas bashkisë Sarandë, Canacaris për vite me rradhë ka kontribuar në qytetin e Sarandës në vepra me karakter social ndër të cilat mund të përmendet rikonstruksioni dhe pajisja me mobilie e repartit të pediatrisë Sarandë , rikonstruksioni i Sallës së leksioneve pranë Universitetit të Sarandës, rikonstruksioni i shatërvanit në qendër të qytetit, financim për dekorimin me drita të pedonales përgjatë festave të fundvitit etj.


Gjatë ceremonisë Kryebashkiaku Oltion Çaçi falenderoi Canacaris për kontributin e spikatur dhe të dy së bashku shprehën vullnetin për vazhdimësinë e projekteve në të mirë të komunitetit.
Titulli Qytetar Nderi Canacaris iu akordua pas votimit unanim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 30 Nëntor 2023.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim
Sulmohet nga qentë, një grua transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës
Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë Shitëse. Orari 16:00 – 24:00

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.