

Çfarë ndodhi me bustin e Hillary Clinton në Sarandë ?



Heqja e bustit nga sheshi në Sarandë të ish-sekretares së Shtetit të SH.B.A, pa asnjë shpjegim nga ana e zyrtarëve të Bashkisë Sarandë, ka nxitur në shtyp aludime nga më të ndryshmet, deri edhe në teori konspirative si ajo e Kastriot Myftarajt.
Kastriot Myftaraj thotë se “…Tani që Meta i ka thënë Balilit se ai vetë do ta mbrojë, por të ruhet nga Edi Rama, Balili vendosi të marrë bustin e paguar prej tij. Zemërimi i Balilit u rrit kur i thanë se skulptori e kishte bërë bustin e Hillary me tiparet e nënës së Edi Ramës, Anetës.
“Unë paskam paguar bustin e nënës së atij atij burrit të zgjuar që me një gur kërkon të vrasë dy zogj, të më dërgojë mua në burg në Amerikë, që atje unë të këndoj si bilbil dhe me anën time të eliminojë edhe Metën!”- Ka thënë Balili dhe i tërbuar ka urdhëruar që t’ ia sjellin bustin brenda ditës…”, shkruan mes së tjerash Kastriot Myftaraj.
Në Bashkinë e Sarandës paguhen 1 kryetar bashkie, 3 nënkryetarë, punonjës për marëdhëniet me publikun dhe mediat., ndërsa tani së fundmi janë shtuar edhe një staf i tërë për propagandën në facebook, por asnjëri nga këta nuk e mori mundimin të jepte asnjë sqarim për publikun se çfarë ndodhi me bustin e Hillary Clinton në sheshin në qendër të Sarandës.
Saranda Web kontaktoi sot me zyrtarë të Bashkisë Sarandë, sigurisht jo me këta të sipërpërmendurit, dhe morëm sqarim përse u hoq busti i Hillary Clinton.
Prej më shumë se 3 muaj në sheshin qëndror të qytetit dhe në Rrugën e Flamurit kryhen punime për rikonstruksionin e tyre dhe këto punime prekin edhe vendin ku ishte vendosur busti. Pas përfundimit të punimeve, busti i Hillary Clinton do të rivendoset përsëri në vendin ku ka qenë, në një shesh akoma edhe më të denjë për një mike të shqiptarëve si Hillary Clinton.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

PROCEDIM PENAL PËR NJË SHTETAS, DOGJI KASOLLEN E BARIUT
11/02/1718:39

Policia publikon videon: Për të garantuar rendin na ka ardhur në ndihmë edhe policia italiane
11/02/1718:39

Përfundon asfaltimi i rrugës Dërmish – Jermë, pagëzohet rruga “Anastas Angjeli” – VIDEO
11/02/1718:39

NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL OLYMPIA SARANDË
11/02/1718:39

Manjola Nikollo i përgjigjet Edi Ramës: Plazhet ua dhe barbarëve që s’të lënë as peshqirin
11/02/1718:39

64-vjeçari nga Anglia gjendet i pajetë në shtëpinë me qira në Sarandë, dyshimet e para
11/02/1718:39

Gjendet 10 ditë pas zhdukjes 61-vjeçarja në Delvinë, fatkeqësisht pa jetë
11/02/1718:39

Kumbaro, Gurma dhe Tatimet në Ksamil: Kemi ardhur t’u kujtojmë mos abuzoni me çmimet
11/02/1718:39

37-vjeçari shkon në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë
11/02/1718:39

4-vjeçarja rrëzohet nga kati i dytë, transportohet drejt spitalit në Tiranë
11/02/1718:39





Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
11/02/1718:39

Hotel IL CONTE DI MONTE CRISTO
11/02/1718:39

Vila Alvin, Apartament 1+1
11/02/1718:39

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
11/02/1718:39

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
11/02/1718:39
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
11/02/1718:39

Suvenire nga Saranda
11/02/1718:39

Suvenire nga Saranda
11/02/1718:39

Suvenire nga Saranda
11/02/1718:39

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
11/02/1718:39



