
Çfarë fshihet pas planit për Butrintin? Auron Tare: Nuk është punë lekësh këtu



Ministria e Kulturës zbardhi pak ditë më parë një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, lidhur me menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Lidhur me marrëveshjen në fjalë, AADF sqaroi se përpos investimit 1.2 milionë dollarë që fondacioni ka bërë për instalimin e kamerave, infrastrukturën turistike, rehabilitimi mjedisor, sistemin e biletave elektronike, kontrolli dhe pronësia e parkut nuk do të ndryshojë.
Mirëpo anëtari i Këshillit Kombëtar i UNESCO-s ish-drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare, gjatë një interviste televizive ka hedhur dyshime se investimi i AADF në Butrint nuk është bërë për qëllime parash e fitimesh, por për diçka tjetër të cilën Tare e konsideron ‘më të sofistikuar’.
Studiuesi përmend faktin se profesori dhe arkeologu anglez Rochard Hodges që qëndron bashkë me AADF-në pas planit, nuk ka dashur të bëjë pjesë të punës asnjë shqiptar. Studiuesi shprehet se kjo nënkupton që Hodges e do Butrintin për vete, duke marrë parasysh faktin se parku është një kartëvizitë ndërkombëtare.
“AADF është një institucion serioz. Nuk ma do mendja se do të shkatërrojë historinë. Dhe nuk ma do mendja që AADF ka interesa të fitojë para aty. Unë personalisht nuk ma do mendja që AADF-ja ka ndonjë plan prapa kësaj historie për restorante se nuk ka ngelur AADF për restorante në Butrint. Por, ka një gjë tjetër. AADF dhe ata që janë mbrapa është ai profesori anglez Richard Hodges, kanë interesa të tjera. Butrinti është kartëvizitë ndërkombëtare. Është aristokraci. Ai profesori anglez pse s’do profesor Cekën që të gërmojë? Pse s’më do mua ta menaxhoj? Sepse e do për vete. Se është thesar Butrinti. Dhe nuk është punë lekësh. Është më e sofistikuar. Hodges e thotë ‘Butrinti padrejtësisht iu la Republikës së Shqipërisë kur u nda kufiri’. Nuk është punë lekësh këtu. Harrojeni që AADF-ja ka ardhur për të bërë lekë me restorante”, u shpreh Tare.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Petrit Metushi, ikona e Folklorit të Jugut
04/05/2219:42

Restorant LAYOS kërkon të punësojë Punonjëse për Kuzhinë dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
04/05/2219:42

Agjenci imobilare në Sarandë kërkon Sekretare zyre për punësim vjetor
04/05/2219:42

Butrinti fiton takimin e parë ndaj Turbinës me gola të Mario Mërkuri dhe Alesio Kolonja – VIDEO
04/05/2219:42

Pizza Savos kërkon për punësim vjetor Motorist dhe Punonjëse për fast-food
04/05/2219:42

Siguria në shkolla: do hiqen kjoskat 50 metër afër, vëzhgim ndaj personave të dyshimtë
04/05/2219:42

BUTRINTI – TURBINA – LIVE NË SARANDA WEB
04/05/2219:42

Jeta e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur
04/05/2219:42

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet
04/05/2219:42

Hyri nga rruga dytësore dhe i preu rrugën furgonit, detaje nga aksidenti
04/05/2219:42






Rezervime

Apartament Ionian Saranda Sea
04/05/2219:42

Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
04/05/2219:42

Apartamenti 4 – Vila Stupende
04/05/2219:42

Dhomë çift për pushime
04/05/2219:42

Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
04/05/2219:42
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
04/05/2219:42

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
04/05/2219:42

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
04/05/2219:42

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
04/05/2219:42

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
04/05/2219:42



