Celibashi: 6 mijë votuesve në Himarë u kanë skaduar Karta ID

04/08/2412:53

Shperndaje:

Kreu I KQZ-së në një deklaratë për median tha se procesi i votimit po shkon normalisht sa i takon cështjes së kartave të skaduara nuk është kompetencë e institucionit që ajo drejton.

Ilirian Celibashi pranoi se janë 6 mijë zgjedhës me karta identetitet të skaduara por se kjo shifër ka qenë dhe vitin e kaluar.

“Është e vërtetë që janë 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara. Përse për këto zgjedhje nuk u mor vendim nga qeveria për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit nuk mund ta them.

Nuk kemi pasur një komunimik ditën e sotme se nuk është se do të kishte zgjidhje ditën e sotme. Kjo cështje do të duhej të ishte zgjidhur më parë. Është një cështje që lidhet me interesin e votuesve për të disponuar një dokument identifikimi e më pas autoritetet përgjegjëse shtetërore duhej ti përgjigjeshin interesit. E njëjta gjë qëndron dhe për partitë. Nuk po përpiqem të shmang gravitetin apo shkakun por lidhet me interesin e kandiduesve, dhe të partive., ka thënë Celibashi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ligji për trajtimin penal të të miturve sjell avokat të detyrueshëm dhe hetim të specializuar
Qeveria miraton bonuset mujore për pensionistët. Ja sa do përfitojnë sipas kategorive
Blas Residence në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare hoteli
Restorant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Punonjës/e për sallata
Andrea Baruta kap Kryqin e Shenjtë në Sarandë në Ditën e Ujit të Bekuar – VIDEO
Dritat që nuk u ndezën kurrë: Kryqëzimi për në Karahaxh rrezikon çdo natë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.