Ca në Vlorë, ca në Tiranë – Shifrat e personave që do të ikën nga Saranda


Mëngjesi i ditës së nesërme pritet ta gjejë qytetin e Sarandës me rreth 5% të popullsisë së saj të larguar.
Drejt Tiranës, për tu bashkuar me protestën e thirrur nga opozita, pritet të udhëtojnë rreth 300 persona.
Sipas informacioneve nga Dega e PD Sarandë, nisja do të bëhet e organizuar me autobusa dhe automjete në orën 04:00.
Ndërkohë në orën 05:30 rreth 1000 persona të tjerë do të largohen nga Saranda.

Bëhet fjalë për nëpunës të administratës dhe militantë të Partisë Socialiste, të cilët janë thirrur për të qenë prezentë në Sheshin e Flamurit në Vlorë, aty ku kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.