BYPASS në Sarandë: Shpallet fituesi i tenderit me Flamur të Kuq

BYPASS në Sarandë: Shpallet fituesi i tenderit me Flamur të Kuq

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur përfundimet e tenderit për studimin dhe projektimin e Bypass në Sarandë, një projekt me fond limit prej 30.78 milionë lekësh pa TVSH. Projekti synon zgjidhjen e problematikës së rënduar të trafikut në qytet gjatë sezonit turistik, duke ndërtuar një segment të ri rrugor prej 3.5 km që përfshin një tunel me gjatësi 800-900 m dhe lidhjen me akset kryesore Sarandë-Himarë dhe Kardhiq-Delvinë.

 

BYPASS në Sarandë Shpallet fituesi i tenderit me Flamur të Kuq

 

Sipas rezultateve, fituesi i tenderit është bashkimi i operatorëve ekonomikë “SEED CONSULTING” SHPK & “TAULANT” SHPK & “GEOAB” SHPK & “ALBEGIS&CO” SHPK, me një ofertë prej 28.91 milionë lekësh të reja pa tvsh ose rreth 350 mijë euro me tvsh.

 

Megjithatë, ky tender është vlerësuar me flamur të kuq nga platforma Procurement Albania, duke ngritur dyshime për transparencën dhe cilësinë e procesit të vlerësimit.

 

 

Pjesëmarrësit dhe Skualifikimet në tenderin e studimit të Bypass në Sarandë

 

 

Në procedurën e tenderimit morën pjesë shtatë kompani ose bashkime operatorësh, nga të cilat vetëm njëri plotësoi kriteret për të shpallur ofertën e tij si të vlefshme. Të gjitha kompanitë e tjera u skualifikuan për mungesë dokumentacioni ose për mosplotësimin e kritereve specifike të kualifikimit:

 

Operatorët pjesëmarrës dhe ofertat:

 

  1. BOE “SPHAERA” & “ARCHISPACE” – 27.6 milionë lekë (skualifikuar).
  2. BOE “NET-GROUP” & “VIANTE Konstruksion” – 27.7 milionë lekë (skualifikuar).
  3. BOE “P.C.S. COMPANY” & “INVICTUS” – 27.99 milionë lekë (264 pikë).
  4. BOE “InfraKonsult” & “ATELIER 4” – 28.01 milionë lekë (skualifikuar).
  5. BOE “C.E.C GROUP & ARKONSTUDIO” – 29 milionë lekë (skualifikuar).
  6. OE “A & E ENGINEERING” – 29.24 milionë lekë (259.20 pikë).

Kritika dhe Dyshime mbi Procesin e tenderit për Bypass e Sarandës

 

Vendosja e flamurit të kuq nga Procurement Albania sinjalizon se tenderi mund të ketë patur parregullsi në procesin e tij të vlerësimit. Flamuri i kuq shpeshherë nënkupton mungesë transparence, konkurrencë të kufizuar ose kushte të favorizuara për operatorë të veçantë.

 

Projekti i Bypass-it pritet të jetë gati për studim dhe projektim brenda 14 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Ndërkohë,  qytetarët presin me ankth përmbushjen e këtij projekti jetik, duke shpresuar që procesi i ndërtimit të jetë transparent dhe i mbikëqyrur nga organet kompetente.

Ky tender është një tjetër shembull i sfidave që përballet administrimi i projekteve publike në Shqipëri, duke shtuar edhe më shumë nevojën për një monitorim të fortë të procesit nga institucionet dhe shoqëria civile.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

18 Nëntor 2026 18:02
Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

18 Nëntor 2026 09:54
Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

17 Nëntor 2026 12:39
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%

Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%

17 Nëntor 2026 10:52
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

17 Nëntor 2026 09:23
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

16 Nëntor 2026 19:29