Buxheti 2026, ndihma ekonomike dhe shpronësimet në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak Sarandë – VIDEO

23/12/2511:06

Shperndaje:

Sot mblidhet Këshilli Bashkiak Sarandë për miratimin e buxhetit 2026

Ditën e martë, më 23.12.2025, në orën 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak Sarandë, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Sarandë.

 

 

 

Mbledhja e sotme ka në fokus të saj kryesor miratimin e buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2026, si dhe programi buxhetor afatmesëm 2026–2028.

 

Rendi i ditës:

 

  1. Projektvendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Nëntor 2025”.
  2. Projektvendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Nëntor 2025”.
  3. Projektvendim “Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pasurive me nr. 395, 409, 432, 430 dhe 441, me sipërfaqe totale 328.534 m², zona kadastrale 1722”.
  4. Projektvendim “Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 49.256 lekë për pasuritë pronë private që preken nga investimi publik ‘Ndërtimi i urës së Metoqit’, fshati Metoq, Sarandë”.
  5. Projektvendim “Për miratimin e detajimit të buxhetit të vitit 2026 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2026–2028 për Bashkinë Sarandë”.
  6. Projektvendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  7. Informacion mbi raportin e performancës së Bashkisë Sarandë për vitin 2024.

 

Miratimi i buxhetit për vitin 2026 pritet të jetë një nga pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje, pasi do të përcaktojë prioritetet financiare dhe investimet e Bashkisë Sarandë për vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim.

Saranda Web do të transmentojë drejtpërdrejt Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO
Dy kandidatët në garë për drejtimin e PD Sarandë, zgjedhjet më 22 Shkurt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.