Buxheti 2026 i Bashkisë Sarandë miratohet me vetëm 1 votë abstenim – VIDEO

Buxheti 2026 i Bashkisë Sarandë miratohet me një votë abstenim

Është miratuar buxheti i Bashkisë Sarandë për vitin 2026, gjatë mbledhjes së sotme të Këshilli Bashkiak Sarandë.

 

 

Buxheti u votua me shumicë dërrmuese, ku të gjithë këshilltarët votuan pro, me përjashtim të një vote abstenim.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët Ibrahim Bajrami dhe Vesel Koçiu paraqitën disa vërejtje dhe komente lidhur me përmbajtjen e buxhetit, duke ngritur çështje që lidhen me shpërndarjen e fondeve dhe prioritetet financiare për vitin 2026.

 

Megjithatë, pas diskutimeve dhe shqyrtimit të projektbuxhetit, në momentin e votimit të gjithë këshilltarët votuan pro, përveç Vesel Koçiut, i cili zgjodhi të abstenojë.

Me këtë vendim, Bashkia Sarandë do të vijojë me zbatimin e buxhetit për vitin 2026, i cili përcakton politikat financiare, investimet dhe shpenzimet publike për vitin e ardhshëm.

 

 

Saranda Web do të sjellë në vijim detaje të tjera mbi zërat kryesorë të buxhetit dhe projektet që parashikohen të financohen gjatë vitit 2026.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.