Butrinti përmbys Lushnjën në miqësoren e luajtur në Gjirokastër

25/08/2114:54

Shperndaje:

Ishin Miki Basha dhe Mario Mërkuri ata që shënuan në të 78-ën dhe 83- ën. Trajnerët e nisën lojën me formacionet më të mira, ndërsa në të dytën u dhanë mundësi të gjithë lojtarëve që kishin në dispozicion.

NDESHJA – Loja nisi me vrullin e lushnjarëve që po zhvillojnë fazën përgatitore në qytetin e Përmetit dhe mbrojtjen hermetike të sarandjoteve që sapo janë ngjitur në Kategorinë e Parë dhe janë në organizim e sipër. Kontrolli i topit në mesfushë ishte prioritet për verdhejeshilët dhe rastet nuk mungojnë. Gjyla këshillon nga stoli vazhdimisht dhe lojtarët dukshëm i përgjigjen. Në të 14-ën “veterani” Mone gjuan mjeshtërisht goditjen e dënimit nga më shumë se 20 metra, por traversa ia mohon golin. Aksionet logjike të lushnjarëve kolaudohen mjeshtërisht nga Hugo.

Braziliani i ardhur gjatë kësaj merkatoje vere vazhdon të dëshmojë cilësi në finalizim, teksa në të 23- ën çoi shifrat në 0-1. Pësimi i golit “zgjoi” Butrintin. Llojaj, Kolonja, Gjonaj rrezikojnë, por pa barazuar dot në këtë pjesë. E dyta foli sërish për lagunarët. Me formacione ndryshe nga e para, e dyta prodhoi dy gola për sarandjotët. Basha është ai që barazoi në të 78-ën dhe Mërkuri që ktheu gjithçka 7 minuta para se të mbyllej krejt miqësorja. Për t’u veçuar është fakti se trajnerët Cakuli dhe Gjyla testin e djeshëm e veçuan thjesht si përballje me prioritet konstatimin e kondicionit fizik të ekipeve dhe harmonizimit të veprimeve mes lojtarëve.

Deklaratat pas ndeshjes

CAKULI: Është drejtor teknik, e megjithatë është ai që ka marrë përsipër të punojë me skuadrën prej largimit të Miltjadh Gurmës. Albert Cakuli ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e Butrintit, ndërsa për “Panorama Sport” tha: “Ka pak rëndësi rezultati. Ne si staf provuam disa lojtarë të ardhur ditët e fundit në ekip. Jam i kënaqur me disa, por nuk do të doja të veçoja emra. Në ditët e mëvonshme gjithçka do kristalizohet dhe ekipi do formatohet për të qenë dinjitoz në garë”.

GJYLA- Ilir Gjyla nuk i jep prioritet rezultatit dhe sidomos kur skuadra e tij është duke marrë ngarkesa gjatë grumbullimit në Përmet. Trajneri vlerëson gjendjen e grupit në tërësi dhe afrimet e verës në veçanti. “Erdhëm në Gjirokastër për të matur forcat me Butrintin, një skuadër e sapongjitur në Kategorinë e Parë. Kundërshtari dëshmoi se ka cilësi. Nuk e shoh rezultatin si primar, sidomos kur jemi duke marrë ngarkesa. Më bindi ekipi dhe paraqitja e afrimeve të fundit”, tha Gjyla

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pulbardha Bay në Ksamil kërkon Zgarist dhe Tiganist. Ofrohet akomodim
Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.