Butrinti kthehet nga Tepelena me fitore, Delvina humbet në Maliq

13/11/1615:41

Shperndaje:


15037064_1163700597054322_1886709920903033676_nEkipi i Butrinti ka arritur të marri një trepiksh në transfertë. Takimi i gjashtë i kampionatit të Kategorisë së dytë, por i pesti për Butrintin, u zhvillua ndaj Tepelenës. Takimi nis i vrullshëm ku vendasit janë më kërkues ndërsa miqtë testojnë kundërshtarin. Koshi i Butrintit shfaqet i pari para portës mike por gjuan dobët dhe portieri Sunda pret lehtësisht. Në minutën e 9 Aksion i bukur i Tepelenës me shumë pasime që penalizohet me gol nga Aliaj. 1-0 dhe festë për vendasit. 1 minutë më vonë është Gorovelli ai që gjuan portën nga shumë afër por grushton i sigurt portieri vendas. Në minutën e 30 akordohet penallti për vendasit. Nga pika e bardhë gjuan Aliaj i cili zgjedh krahun e djathtë portieri i Butrintit i kap krahun dhe devijon në këndore. Mundësi shumë e mirë për vendasit që të mbyllnin takimin. Sarandiotët marrin zemër dhe këtu fillon përmbysja. Minuta e 35 nga këndi kroson Kolonja, Kacupaj në shtyllën e parë kërcen dhe gjuan me kokë duke barazuar rezultatin.
Pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm aksione nga të dyja ekipet. Sarandiotët shfrytëzojnë mundësitë e krijuara ku Ervis Kasaj shënon 3 herë në portën e Tepelenasve 2 gola me  kokë dhe një me gjuajtje nga afër zonës. Ndeshja mbyllet në favor të Butrintit 1-4.
Ekipi i Delvinës udhëtoi drejt Maliqit për takimin e radhës. Maliqi shënoi 3 gola brenda 10 minutave në pjesën e dyte të lojës. Takimi u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të ekipit të Maliqit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ISHTI tregon shkaqet pse ndodhi shpërthimi te karburanti në Sarandë
Rrëzohet nga skela gjatë punimeve në një banesë në Sarandë, Policia shoqëron pronarin
Po punonin te depozitat e karburantit, 39-vjeçari me djegie të rënda transportohet me helikopter
Shpërthim në një karburant në Sarandë, dy punonjës të plagosur – VIDEO
Aksident i rëndë në Livadhja, i plagosuri në Spitalin e Traumës; automjeti u largua nga vendngjarja
EL GRECO po vjen në Sarandë dhe kërkon të punësojë staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.