Butrinti fiton ndaj Përmetit, por presidenti i Përmetit kërkon diçka tjetër

05/03/1716:51

Shperndaje:


Takimi midis Butrintit dhe Përmetit ka përfunduar me fitoren e merituar të ekipit sarandiot. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 (pjesa e parë 2-1). Ditën e sotme ekipi i Butrintit e zhvillonte ndeshjen pa mbështetjen e tifozerisë, për shkak të dënimit të fushës për hedhje të sendeve në takimin ndaj Delvinës.
Në përfundim të takimit presidenti i ekipit të Përmetit është parë të numërojë dhe filmojë personat që ishin në shkallët e tribunës, me pretendimin se mund të kishte më shumë se 30 persona, kuotë e lejuar në takimet pa tifozë. Javën e kaluar Përmeti mori 3 pikë në tavolinë ndaj ekipit të Bistricës, pasi delvinjëtët nuk pranuan të futen në haletë e ndyra  ku ekipi i Përmetit mirëpret ekipet kundërshtare.
3 Pikët e marra në tavolinë ndaj Delvinës për shkak të këtyre haleve, duket se ja ka shtuar oreksin të kërkojë edhe ndaj Butrintit atë që nuk arriti ta merrte në fushën e lojës. Në vend që president të shikojë haletë ku luan ekipi i tij dhe ku janë të detyruar të futen edhe lojtarë e ekipeve kundërshtare  , kërkon të përfitojë pikë në forma të pandershme.permeti 2-horz

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë
Drejtonte mjetin i dehur dhe aksidenton një fëmijë 2 vjeç, arrestohet nga Policia

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.