Bujqësia/ Dhimo Kote: Jemi fokusuar te sektorët që prodhojnë eksport dhe më shumë të ardhura

19/03/2420:15

Shperndaje:

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, i ftuar në emisionin “Money Report, foli për skemën kombëtare të bujqësisë, e cila ofron më shumë mbështetje për fermerët e bashkuar. Zëvendës ministri u shpreh se theksi është vënë tek sektorët që prodhojnë eksport dhe më shumë të ardhura.

“Ka tre vjet që implementohet. Kjo skemë e ka dhënë impaktin e saj. Skema e tre viteve rrjesht godet në dy drejtime. E para në rritjen dhe zhvillimin e bujqësisë që të jetë konkurrente për të rritur eksportet dhe të ardhurat për të gjetur tregje. Pra, do prodhojmë çfarë kërkon tregu. Mbështetja kryesore është tek sektorët që prodhojnë eksport. Si e tillë mbështetja është tek serat. Për fermerët në sera është mbështetja me naftë dhe për hektarë.

Fermët që bashkohen dhe janë të certifikuar, marrin një imput që e quajmë fidan dhe bëjnë një akt marrëveshje të thjeshtë. Si e tillë kanë të drejtë që të marrin në të dyja mbjelljet, bashkohen bashkë me një akt marrëveshje, duke marrë një fidan të njëjtë nga një serë që prodhon fidanë të certifikuar, kanë të drejtë të marrin 4 milionë lekë të vjetra për të dyja sezonet. Kemi rritje të sasisë së fidanëve të prodhuar dhe certifikuar në tre vite. Rritja e sipërfaqes në sera është 15-20 përqind”, u shpreh Dhimo Kote.

Ai tha se me mbështetjen e dhënë, edhe blektoria po tregon stabilitet. Duke u ndalur tek nafta për fermerët, ai tha se rimbursimi do të bëhet direkt në llogaritë e fermerëve.

“Kemi bërë ndryshim tek nafta për arsye se fermeri harxhon tek pika e karburantit. Ne me niptin do t’i bëjmë derdhjen në llogarinë e tij për t’u mbështetur sipas kulturave, sipas koeificentit përkatës”, shtoi Dhimo Kote.

Sa i përket eksporteve, Kote u shpreh se objektivi është që të arrijnë mbi 1 miliardë dollarë.

“Objektivi është 1 miliardë dollarë. Me treguesit që kemi tani jemi mirë. Jemi orientuar në sektorët ku mund të rritemi dhe që prodhojnë më shumë të ardhura. Duke prodhuar me standart, sot çajmë. Në rajon jemi superfuqi për perimet, jemi futur në tregjet më elitare dhe serioze në Evropë falë punës së fermerëve dhe blektorëve në Shqipëri”, shtoi Kote. /abcnews.al

NA NDIQNI NË…

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia e Sarandës kap sot një 17-vjeçar duke drejtuar automjet pa Leje Drejtimi
Policia kontroll fizik një 17-vjeçari në Sarandë, i gjendet një thikë dhe kanabis
Qendra Estetike Doctor Fish Sarandë kërkon parukier/e me eksperiencë për bashkëpunim
Një 16-vjeçar kapet nga Policia duke drejtuar një automjet
MEMALIAJ – BUTRINTI 0-3 / LIVE NË SARANDA WEB
Rezultatet e Zgjedhjeve për Kryetarin e ri të MEGA për çdo qendër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.