Braçe sulmon deputetin e Sarandës Kokëdhima: Bosi i Madh i Bordit të Jugut, që e ka shtëpinë në Fier…


koco-kokedhima-ne-sarande-Deputeti socialist Erjon Braçe ka sulmuar publikisht deputetin e Sarandës Koço Kokëdhima, për shkak të asaj që ai e quan urdhër nga “bosi i madh i Jugut, me shtëpi në Fier”.
Ngjarja që përshkruan Braçe ka të bëjë me shirat e mëdha që kanë rënë dje në Lushnjë, dhe punën e mirë që kanë bërë hidrovorët për të kulluar tokat e Lushnjës.
Gjithçka sipas tij u menaxhua mirë. Por çfarë ka ndodhur?
“Po çfarë të shihja sot në mëngjes;
Kanalet në atë që quhet Dega e Krutjes ishin sërish plot me ujë.
E dini pse?
Sepse bosi i Madh i Bordit të Jugut, që e ka shtëpinë në Fier, kishte urdhëruar dje të vadisë Lushnja, tamam kjo degë, duke lëshuar ujë nga rezervuari I Thanës.
Vaditje në shi, madje në rrebesh, madje madje në disa zona edhe nën breshër!!
Ja keta jane!!
Ka edhe më;
Për shkak se vaditja po transferohet ende si funksion i pushtetit vendor, për shkak se drejtoria e ketij Bosit te madh të Jugut, nuk ka mbaruar ende ca tendera, portat që shërbejnë për të menaxhuar vaditjen, nuk janë ende funksionale.
Do te thote qe; uji që lëshuan dje me urdhër nga rezervuari i Thanës, shkoi nëpër kanale kulluese, e nuk shërbeu kund për vaditje.
Ndërkohe shiu, i mbushi dje kanalet plot aq sa ne ndezëm hidrovorët për të tërhequr ujrat nga kanalet!!
Tani me thone se; “vaditja me kanale e ujë rezervuari, posaçërisht kur bie ujë nga qielli, qenka shpikja e menaxherit të Bujqësisë së Lushnjës”
Ja këta janë, e këtë dinë të bëjnë!!”, shkruan Braçe.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.