Bougainville Bay njoftim punësimi për Magazinier/e dhe Arkëtar/e

15/06/2015:08

Shperndaje:


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një
nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:
– Magazinier/e
– Arkëtar/e
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e emailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin
+355686082912

Magazinier/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve që
ndodhen në magazinë;
 Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton cdo lëvizje në magazinë (hyrje/dalje);
 Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon cdo kategori
e tyre;
 Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të
hyrjes (marrja në dorëzim) apo daljes (dorëzimit të materialeve) si fletëhyrje, fletëdalje,
procesverbale etj;
 Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok;
 Mban procesverbale për cdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim;
 Plotëson ditarin e magazinës për cdo lëvizje në magazinë, hyrje/dalje dokumentat dhe kartelat
përkatëse;
 Të bëjë sistematikisht inventaret për të gjitha sektorët e magazines;
 Të kujdeset për mirëmbajtjen e magazines;
 Të bëjë veprimet hyrëse dhe dalëse në programin financiar të magazinës;
 Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që i kërkohen nga eprori i drejtëpërdrejtë;
 Bën raportime ditore tek eprori i drejtëpërdrejtë;
 I aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të ketë eksperiencë jo më pak se 3- vjeçare pune në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca
në fushën e hoteleri-turizmit;
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
 Të ketë aftësi shumë të mira organizimi;
 Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office;
 Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
 Njohuri të mira në programin Alpha;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
 Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!

Arkëtar /e
Përshkrim i përgjithshëm
Arkëtar/e do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Shefen e Financës dhe do të
luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të F & B.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Bën gjendjen ditore të arkës;
 Përgjegjës/e për mbajtjen fizike të arkës / cash-it dhe lëvizjet;
 Bën pagesat që i kërkohen në bazë të kërkesave të ardhura;
 Kryen sipas urdhër-pagesave nxjerrjen e monëdhes nga arka dhe plotëson mandatin përkatës
sipas llojit të monedhës;
 Plotëson çdo ditë librin e arkës;
 Printon mandat arketimet, mandat pagest duke i bashkëngjitur dokumentacionin përkatës;
 Bën kontroll të përditshëm të gjëndjes fizike të arkës për të gjitha monedhat dhe rakordon me
 gjëndjen sipas librit të arkës.
 Ruan gjithë dokumentat në sistemin kompjuterik në programin përkatës;
 Përgjegjës/e për rregjistrimin dhe kontrollin e mandat arkëtimeve dhe mandat pagesave sipas
kartelave perkatese;
 E aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Preferohet te ketë kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik;
 Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca
në fushën e hoteleri-turizmit;
 Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
 Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
 Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
 Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
 Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin
+355686082912


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.