Bllokimi i monopatinave me urdhër të ministres në rrjetet sociale, qytetarët nisin protestat

14/10/2517:35

Shperndaje:

Bllokimi i monopatinave me urdhër të ministres në rrjetet sociale, qytetarët nisin protestat

 

Vendimi për ndalimin e qarkullimit dhe bllokimi i monopatinave elektrike, i komunikuar përmes një postimi në rrjetet sociale nga Ministria e Brendshme dhe i zbatuar që nga e hëna nga Policia e Shtetit, ka shkaktuar reagime të forta dhe pakënaqësi te qytetarët. Dhjetëra monopatina janë sekuestruar në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit gjatë ditës së parë të zbatimit të urdhrit.

 

Bllokimi i monopatinave me urdhër të ministres në rrjetet sociale, qytetarët nisin protestat

 

Sipas përdoruesve, masa është marrë pa një bazë të qartë ligjore dhe pa një akt zyrtar të publikuar, duke sjellë konfuzion dhe akuza për shkelje të së drejtës së pronës private. Shumë qytetarë thonë se monopatinat i përdorin për lëvizje të përditshme, ndërsa tashmë janë lënë pa mjet transporti dhe me mjete të mbajtura pa afat.

 

Organizata Qëndresa Qytetare ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e mërkurë, më 15 tetor, në orën 10:00, përpara Policisë Rrugore në zonën e Kinostudios. Tubimi synon kërkimin e sqarimeve nga autoritetet dhe kthimin e monopatinave të sekuestruara.

 

Në njoftimin e saj, organizata shprehet:

“Me qindra monopatina u janë sekuestruar qytetarëve të Tiranës mbi bazën e një urdhri në rrjetet sociale, për të cilin nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Brendshme. Kjo përbën shkelje të ligjit dhe cenim të pronës private. Ftojmë të gjithë pronarët e mjeteve të paraqiten për të kërkuar llogari mbi këtë aksion.”

Pa urdhër zyrtar, vetëm njoftim në rrjete sociale

 

Vendimi është kritikuar edhe nga juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët theksojnë se një publikim në Facebook nuk mund të zëvendësojë një akt normativ apo urdhër administrativ me fuqi ligjore. Mungesa e një dokumenti zyrtar ka ngritur pikëpyetje mbi procedurën që po ndiqet nga autoritetet.

 

Deri më tani, Ministria e Brendshme nuk ka dhënë shpjegime të detajuara lidhur me arsyetimin ligjor të masës, ndërsa qytetarët kërkojnë transparencë dhe rikthimin e mjeteve të bllokuara. Nuk dihet nëse autoritetet do të sqarojnë situatën me një vendim të miratuar ose nëse do të ketë ndryshime në udhëzimin e bërë publik.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.