Biznesi politikës: Zgjidhni krizën, po na dëmtoni!

20/05/1913:06

Shperndaje:


Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqata e Sipërmarrësve privat kanë organizuar një konferencë për mediat të shtyrë nga situata politike që është në vendin tonë. Në fjalën e mbajtur prej tyre është bërë thirrje ndaj klasës shqiptare që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë.

Një nga përfaqësuesit e bisneseve, Luan Bregasi tha se situata politike në të cilën po kalon Shqipëria, ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe bizneset e vendit. Bregasi apeloi partitë politike për gjetjen e zgjidhjeve sa më parë, për të kaluar ngërcin politik.

“Duhet t’i thërresin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëdha. Duhet urgjentisht të ulen. Ne nuk japim as receta, as rekomandime por në tagrin tonë si sipërmarrëh e kemi morale të them, uluni thirrini mendjes dhe gjeni zgjidhjet më të mira. Ne nuk duam të shikojmë dhunë, përplasje, zjarre. Jo nuk duam ne, por nuk janë në interes të vendit. Nuk kemi shifra por mund të japim për kostot e mëdha që ka shkaktuar sidomos në turizëm. Shikojmë kancelime, ulje të turizmit.” ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërkohë Përfaqësuesja e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri tha se gjendja politike ka ndikuar tek investitorët e huaj.

“Të huajt kanë ardhur për investime afatgjata. Ky impakt që po krijohet tek investitorët bëri që ata ose të spostohen ose të shtyjnë ardhjen  në Shqipëri. Do të japim një apel për politikën që ti shikojë gjërat dhe ti zgjidhi sa më shpejt.“


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja
Vidhet një banesë gjatë natës: familjarët në dasmë, hajdutët rrëmbejnë 15 milionë lekë
Bougainville Bay në Sarandë kërkon Drejtor Strukture Hotelerie
Hotel Porto Eda në Sarandë kërkon Recepsioniste. Punësim vjetor
PORT SIDE KËRKON TË PUNËSOJË BANAKIER/E PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.