Bie numri i vullnetarëve për në Çadër, nesër nisen vetëm 50 sarandiotë


Dita e nesërme është dita kur demokratët e Sarandës kanë “turnin” e Çadrës.
Kjo është hera e tretë brenda pak javëve që demokratët e Sarandës marrin rrugën drejt Tiranës.
Në ditën e parë të protestës nga Saranda drejt Tiranës udhëtuan rreth 250 anëtarë dhe simpatizantë.
Natën e parë në Çadër e kaluan natën rreth 40 demokratë. Por me kalimin e ditëve të protestës edhe numri i vullnetarëve të Çadrës po bie.
Të enjten e kaluar nga Saranda udhëtuan drejt Çadrës rreth 100 demokratë, ndërsa numri i personave që do të udhëtojnë nesër drejt Çadrës ka rënë në 50 persona.
Ende nuk ka ndonjë shpjegim pse po bie numri i vullnetarëve të Çadrës nga Saranda.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.