Bebe Rexha kërkon duet me tri këngëtaret e njohura shqiptare, sarandiotja i thotë PO


Bebe Rexha ka treguar publikisht se dëshiron të bëjë duet me tri këngëtaret e njohura shqiptare.
Bebe Rexha përmes një postimi në Twitter, këngëtarja ka bërë të ditur që dëshiron të bashkëpunojë me Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.
Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, ka shkruar Bebe, duke ia shoqëruar edhe ngjyrat kuq e zi.
Ishte Dua Lipa ajo e cila i ka kthyer e para përgjigje Bebes, kështu duke shkruar: Hajde shqipe.
E nuk ka munguar edhe reagimi i këngëtares sarandiote Ava Max e cila e ka përdorur emrin e hitit botëror ‘Lady Magdalene’ për ta bërë këtë.
“Një ‘Lady Marmalade’ e re”, i ka shkruar Ava këngëtares Bebe Rexha pranë postimit.
Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore me këngën e saj Sweet but Psycho. 24-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Saranda aktualisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe sapo është renditur në vendin e parë ne I Tunes në Britaninë e Madhe.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.