BE miraton çertifikatë, ku mund të udhëtojnë ata që kanë bërë vaksinat ruse dhe kineze

26/05/216:52

Shperndaje:

Samiti i BE-së ka miratuar Certifikatën Evropiane të Vaksinimit kundër COVID-19, e cila është një mënyrë që do të lehtësojë udhëtimet brenda BE.
Në deklaratën e përbashkët liderët e BE-së bënë thirrje që të aprovohet sa më shpejt për hyrjen në fuqi duke filluar nga data 1 korrik.

Certifikata do të përmbajë të dhënat nëse qytetari ka bërë një dozë vaksinash, së dyti do të përmbajë informacionin nëse ka bërë test PCR dhe së treti testi serologjik.

Gazetarja e ABC në Bruksel, Erisa Zykaj ka rapotuar për emisionin “Log” në lidhje me çështjen e atyre që kanë injektuar dozat kineze dhe ruse, vaksina që nuk janë njohur nga EMA dhe FDA.

“Vaksinat kineze dhe ruse nuk janë aprovuar dhe është vetëm një shtet që pranon vaksinën ruse që është Hungaria, pra ata që do të dëshironin të shkojnë në Hungari nuk do të kenë probleme, deri tani shtetet e tjera nuk i pranojnë”, – tha Zykaj.

Por çfarë ndodh me shqiptarët, a kanë shanse dhe si mund të udhëtojnë drejt BE-së? Gazetarja Erisa Zykaj theksoi se liderët e BE-së miratuan kriterin që një vend të jetë në listën e sigurt për të lejuar udhëtimet duhet që për cdo 100 mijë banorë të mos ketë më shumë se 75 të infektuar.

Por sa e ka Shqipëria aktualisht? Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së u shpreh në studion se “Shqipëria aktualisht, në dy javët e fundit e ka 15.1%” numrin e qytetarëve të infektuar për 100 mijë banorë, ç’ka do të thotë se jemi brenda kritereve të BE-së për qenë në listën e vendeve të sigurta


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist/e dhe Kamarier/e
Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.