Baza e Limionit/ SPAK merr në pyetje ish-zyrtarë, ushtarakë dhe biznesmenë

19/04/2418:40

Shperndaje:

Baza e Limionit/ SPAK merr në pyetje ish-zyrtarë, ushtarakë dhe biznesmenë

SPAK vijon me marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve, ushtarakëve dhe biznesmenëve për privatizimin e pronave të ushtrisë. Ylber Dogjani, ish drejtor i drejtorisë së logjistkës në komandën e forcës së bashkuar, ish drejtues u agjencisë së inteligjencës sigurisë dhe mbrojtjes (Shërbimi Informaziv Ushtarak), dhe ish komandant i Forcës Detare, është pyetur pak ditë më parë në SPAK.

Gjithashtu në pyetje është marrë edhe një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme po heton disa prej pronave të ushtrisë të cilat kanë kaluar në pronësi private, si baza detare e Limionit në Saranda dhe zona të tjera ku në pyetje në cilësinë e kallëzuesit është marrë në pyetje edhe ish ushtaraku i lartë Artur Meçollari. Bardhyl Kollçaku deputet i PS dhe njëherësh ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. E kallëzuar është edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Më 11 mars të vitit të kaluar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të dy shoqërive. Shoqëria parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh për ofrimin e mundësive për ankorim, për 400 anije. FAX WEB


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Ishte liruar përpara 7 muajsh, Jorgo Goro rikthehet përsëri pas hekurave në qeli
Hotel L’amo del Mare në Ksamil kërkon Recepsioniste dhe Kuzhinier/e
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.