Bashkia “terror” ndaj edukatoreve dhe sanitareve, anullohet protesta

21/12/1612:42

Shperndaje:


Ditën e sotme nga ana e edukatoreve dhe sanitareve të kopshteve në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë ishte paralajmuar një protestë. Protesta do të organizohej përpara institucionit të Bashkisë Sarandë dhe shkak për këtë protestë ishte vonesa prej më shumë se 20 ditësh e pagave të këtyre punonjëseve.
Mediat lokale dhe korespodentët e mediave kombëtare ishin paraqitur përpara bashkisë për pasqyrimin e kësaj proteste, por cuditërisht protestuesit nuk erdhën. Pas një pritje të gjatë dhe kontakteve me protestues, mësuam se shkak i mosparaqitjes në protestë ishte bërë presioni mbi këto punonjëse nga zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Fillimisht zyrtarët e bashkisë ishin paraqitur “me të mirë” dhe duke u premtuar se “pagesat e muajve Nëntor dhe Dhjetor do të bëhen në 20 Janar” dhe “nuk ua mban njeri lekët”, por insistimit të punonjëseve se ne do të dalim në protestë nëse nuk bëhet sot pagesa, zyrtarët e paraqitur i ishin përgjigjur me kërcënimin “dilni dhe e shikojmë”.
Kaq ka mjaftuar që edukatoret dhe sanitaret t`i bënin llogaritë 2 herë dhe nga frika se tani në prag të Festava mund të merrnin ndonje kartolinë ku u urohej “Suksese në jetë”, u tërhoqën nga protesta e parashikuar.
Edukatoret dhe sanitaret e kopshteve në territorin e Bashkisë Sarandë luten që me lekët e tyre, që sigurohen nga fonde të MASH, të mos jenë paguar gaztorët e Portokallisë gjatë shëtitjes së tyre verore të mundësuar nga Bashkia Sarandëportokalli-sarande

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Dea e Butrintit” rikthehet në shtëpi pas një shekulli udhëtim
Shkarkohet Lamallari, vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjurmët që la në Sarandë
Tmerr në Korfuz: 51-vjeçari shqiptar akuzohet për përdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare
Programi Kombëtar i Strehimit/ 2 mijë kredi me interes 0%, ja kush mund të përfitojë
Historia e futbollit në Sarandë dhe Delvinë/ Xhorxhi Vasili rrëfen një shekull traditë
Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.