Bashkia Sarandë vijon me tenderat “problematikë” dhe ofertat fituese 99.9%

27/09/2012:37

Shperndaje:


Openprocurement.al ka publikuar tenderat më të fundit në Bashkinë Sarandë, ku vihet re se nga Open Procurement të katërt tenderat e publikuar, të katërt janë vlerësuar me flamur të kuq. Open Procurement Albania i ka vlerësuar me flamur të kuq për shkak se në këto tendera është evidentuar “Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit” dhe “Mungese konkurrence”. Sipas Open Procurement Albania shpesh keto procedura me shume se mungese konkurrence ne treg shfaqin opsione te formulimit te kritereve dhe afateve per dorezim dokument ne favor te nje kompanie te paramenduar klienteliste. Keto tendera meritojne te konsiderohen te ekspozuara dhe me risk.

Por cilët kanë qenë këto tendera problematikë?

1. Qendra sociale ne funksion te rehabilitimit te femijeve me aftesi ndryshe
Vlera / Fondi Limit 4 166 667,00
Oferta fituese Leke pa TVSH 4 062 660

2. Blerje materiale per mirembajtjen e zakonshme te objekteve te kopshteve,shkollave dhe çerdheve
Vlera / Fondi Limit 1 341 667,00
Oferta fituese Leke pa TVSH 1 314 555

3. Investime ne infrastrukturen arsimore ne shkollen 9 vjeçare ” 9 Tetori”
Vlera / Fondi Limit 4 166 667,00
Oferta fituese Leke pa TVSH 3 816 000

4. Ndërtime stacione vendqëndrimi për autobuzat interurbane
Vlera / Fondi Limit 4 166 667,00
Oferta fituese Leke pa TVSH 4 140 000,00


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.