Bashkia Sarandë: Do u therim bagëtitë !

19/09/1716:14

Shperndaje:


 Bashkia Sarande ka bërë sot një paralajmërim të ashpër ndaj fermerëve që mbarështojne bagëti në zonat e banuara.
Nëpërmjet një postimi në fb që vjen pas kritikave të ashpra të qytetarëve dhe pushuesve për livadhisjen e bagëtive nëpër Sarandë dhe Ksamil, bashkia i paralajmëron fermerët t’i therin dhe ta hanë vet mishin perpara se kete ta beje bashkia. Postimi:
Njoftohen të gjithë qytetarët, banorë të Sarandës dhe Ksamilit, që mbarështojnë bagëti në këto territore, se Bashkia do të ndërmarrë veprime me tolerancë zero në zbatim të ligjit, për të ndarë përfundimisht turizmin nga bagëtitë.
Në çdo rast që do të kapen të imta dhe gjedhë jashtë regjimit stallor, në qendrat e banuara te këtyre territoreve, ato do të përfundojnë në thertore dhe mishi i tyre do të jepet për konsum falas në institucione sociale etj.
Është hera e fundit që mbarështuesit e bagëtive të imta apo gjedhë, porositen t’i mbajnë në regjim stallor, ose t’i tregtojnë ato apo t’i therin dhe t’i konsumojnë vetë, përpara se të sekuestrohen dhe çohen në thertore, përfundon postimi në fb i bashkisë Sarandë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Buzë Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e, Banakier/e dhe Kamarier/e
Restorant “Krahu i Shqiponjës” kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.