Bashkia Sarandë e fundit në rang kombëtar. Transparenca treguesi më i dobët

25/09/2017:48

Shperndaje:


Performanca e pergjithshme
Bashkia e Sarandës renditet e fundit në renditjen e përgjithshme  me 28 pikë të shënuara në total. Sipas kategorive rezultatet e arritura nga bashkia janë: 43 përqind në Administrimin Bashkiak, 31
përqind në Bashkia për Biznesin, 29 përqind në Bashkia për Qytetarët dhe 0 në Transparencë.
Në Bashkia për Qytetarët, Bashkia e Sarandës renditet e fundit në  renditjen sipas kategorive me 30 përqind në fushën e Shërbimeve  Komunale, 0 në Edukim dhe 41 përqind në fushën e indikatorëve
që lidhen me Mirëqenien Sociale. Në lidhje me furnizimin me ujë,  bashkia duhet të përqëndrohet në rritjen e aksesit të qytetarëve  në furnizimin me ujë duke përmirësuar performancën e menaxhimit dhe uljen e çmimeve për familjet dhe bizneset. Më shumë  vëmendje duhet t’i kushtohet indikatorëve të Edukimit ku bashkia  shënoi më ulët se të gjitha bashkitë e tjera me përqendrim më të
lartë të nxënësve për klasë.
Në kategorinë Bashkia për Biznesin, Bashkia Sarandë u rendit në  vendin e 10 me një rezultat kategorie prej 31 përqind. Me një numër  relativisht të lartë të bizneseve për 1000 banorë, bashkia nuk ofron  informacion të hapur në lidhje me procedurat për biznesin në varësi të saj. Megjithë një numër më të lartë se mesatarja e lejeve të reja të ndërtimit të lëshuara, bashkia duhet të synojë të zvogëlojë  numrin e ditëve për të marrë një leje ndërtimi e cila është krahasimisht më e lartë se pjesa më e madhe e bashkive në analizë.
Në kategorinë e Administrimit Bashkiak, Bashkia Sarandë renditet  e 14-ta duke shënuar më lart në fushën e të Ardhurave me 59 për qind performance më e lartë se mesatarja për fushën më specifikisht në indikatorin që lidhet me mbledhjen e të ardhurave, e reflektuar kjo në mbulimin e shpenzimeve të veta dhe një raport varësie nga grantet më të ulët se mesatarja. Në Shpenzime, bashkia arrin  të menaxhojë relativisht në mënyrë më efikase sesa performanca  mesatare e bashkive të tjera.
Bashkia e Sarandës renditet e fundit në kategorinë e Transparencës  duke performuar më ulët se çdo bashki në Indeks. Me një faqe web  funksionale në vetëm pak seksione, bashkia nuk i vë në dispozicion  informacion qytetarëve mbi vendimmarrjen e saj dhe nuk i përgjigjet kërkesës për informacion. Bashkia nuk e ka publikuar raportin e  performancës buxhetore në platformë

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje në bashkëpunim me Institutin Lituanez të Tregut të Lirë dhe me mbështetjen e Atlas Network kanë publikuar me datën 15 Shtator 2020 një Raport në Lidhje me Performancën e të gjitha bashkive në Shqipëri.

Indeksi i Performancës së Bashkive përbëhet nga katër grupe indikatorësh, kategori:

  • “Bashkia për Qytetarët”,
  • “Bashkia për Biznesin”
  • “Administrimi Bashkiak” dhe
  • “Transparenca”

E thënë me fjalë të thjeshta, ky indeks bën matjet mbi atë se sa bën Bashkia për Qytetarët, sa bën për Bizneset, si i ka punët me librat e llogarive të veta, dhe sa e sinqertë është kur flet për të trija këto së bashku.

Në renditjen e përgjithshme të MPI, ku u matën performancat e 16 bashkive bazuar në 35 indikatorë të cilët janë të grupuara në 4 kategori: Bashkia për Qytetarët, Bashkia për Biznesin, Administrimi Bashkiak dhe Transparenca, Bashkia Shkodër renditet si bashkia me performancën më të lartë ndërsa Bashkia Sarandë ka performancën më të ulët me vetëm 28 pikë nga 100.

Renditja e Përgjithshme

1. Bashkia për Qytetarët

Në kategorinë e Bashkisë për Qytetarët është Bashkia Shkodër që zë vendin e parë të renditjes me 62 përqind të pikëve të kategorisë së ndjekur nga bashkitë Bulqize dhe Kukës që ndajnë të njëjtin rezultat, Korca dhe Kucova në pesë bashkitë me performancën më të mirë. Eshtë e rëndësishme të theksohet se në grupin e Mirëqenies Sociale, bashkitë Bulqize dhe Kukës nuk shënuan nivele të larta në fushën e Menaxhimit te Mbetjeve me shërbimin që ofrohet pjesërisht nga operatorët publikë duke mos lejuar eficiencë të lartë në ofrimin e këtij shërbimi, ndërsa bashkitë e Korcës dhe Kucovës shënuan më ulët se mesatarja në grupin e Shërbimeve komunale. Në fushën e Shërbimeve komunale pesë bashkitë më të mira performuese janë Kukësi, Bulqize, Librazhd, Kruja dhe Pogradeci ndërsa ato me performancën më të ulët janë Lushnja, Vora, Gjirokastra, Patosi dhe Saranda. Në një analizë krahasimore në fushën e Edukimit, bashkitë që performojnë më mirë janë Librazhdi, Shkodra, Bulqiza, Lushnja dhe Kukesi ndërsa në fund të listës renditen Saranda, Kruja, Vlora, Vora dhe Patosi. Në fushën e Mirëqenies Sociale që përbëhet nga katër indikatorë, bashkitë me performancën të lartë janë Korca, Vlora, Shkodra, Lezha dhe Kucova. Bashkia Sarandë zë vendin e fundit me vetëm 29 pikë nga 100.

 

2. Bashkia për Biznesin

Në kategorinë e Bashkisë për Biznesin, pesë bashkitë me performancë më të lartë janë Patos, Kucove, Vore, Lushnje dhe Korce. Këto bashki janë përkushtuar në mënyrë të veçantë në informimin dhe lehtësimin e të bërit biznes për sipërmarrjet në zonat administrative përkatëse. Me një numër të madh ndërmarrjesh për 1000 banorë dhe me pak vendime të Gjykatës Administrative që konstatojnë parregullsi në aktivitetin e tyre ndaj sipërmarrësve, dhe procedurat mjaft efektive në pajisjen me leje ndërtimi këto bashki kanë arritur të marrin drejtimin në këtë kategori. Bashkitë me performancën më të ulët janë Vlora, Kruja, Kukësi, Gjirokastra dhe Bulqiza, renditje e cila përcaktohet nga një performancë e ulët në ofrimin e shërbimeve për bizneset dhe vështirësitë në lëshimin e lejeve të ndërtimit nga këto qeveri lokale. Në fushën e Shërbimeve të Biznesit renditen si pesë bashkitë kryesuese bashkitë e Lushnjes, Kucoves, Lezhës, Patosit dhe Korcës, me bashkinë Lushnje që shënon 89 përqind nga 100, pasuar nga Kucova dhe Lezha me 73 përqind dhe Patosi e Korca me 71 përqind. Në fund të renditjes ne këtë fushë janë Vlora, Kruja, Pogradeci, Bulqiza dhe Kukësi. Rezultatet e ulëta janë rezultat i mungesës së informacionit për bizneset nga bashki në hapësirën web dhe numrit të madh të vendimeve kundër bashkive nga Gjykata Administrative në tre vitet e fundit.

3. Administrata Bashkiake 

 

 

Administrata bashkiake është pikënisja e efektivitetit të qeverisjes lokale në shërbim të nevojave të qytetarëve që synohet të arrihet duke optimizuar alokimin e burimeve dhe duke shënuar rezultate të larta. Renditja e MPI në kategorinë e Administrimit Bashkiak për kampionin e pilotuar tregon në epërsi me performancën më të lartë në këtë drejtim bashkitë Vorë, Shkodër, Krujë, Bulqizë dhe Lushnje, të gjitha këto mbi rezultatin mesatar prej 51 përqind. Këto bashki kanë arritur të balancojnë nivelin e shpenzimeve publike në raport me performancën e mirë në realizimin e mbledhjes së të ardhurave duke mbajtur në nivele të ulëta borxhin publik lokal.

Në kategorinë e Administrimit Bashkiak, bashkitë me performancë më të ulët janë ato të Patosit, Kucovës, Sarandës, Gjirokastrës dhe Lezhës. Në fushën e të Ardhurave, bashkitë me performanca më të lartë janë Vora, Korca, Gjirokastra, Kruja dhe Saranda që manifestojnë rezultate të larta në aplikimin e niveleve të moderuara të taksave lokale, mbledhjen e kënaqshme të të ardhurave dhe mbulimin e kostove të aktivitetit me të ardhura të gjeneruara e mbledhura nga vetë bashkia. Në kahun tjetër, bashkitë me performancën më të ulët në këtë fushë indikatorëish janë Kucova, Lushnja, Kukësi, Pogradeci dhe Elbasani. Për sa i përket Shpenzimeve, performanca optimale u arrit nga bashkitë Shkodër, Vorë, Lushnje, Elbasan dhe Kucovë ndërsa më pak efikase në realizimin e shpenzimeve janë bashkitë Sarandë, Patos, Gjirokastër, Vlorë dhe Korcë. Në lidhje me Borxhin, pesë bashkitë me performancën më të lartë janë Shkodra, Kruja, Lushnja, Bulqiza dhe Librazhdi.

4. Transparenca 

Transparenca mbetet një gur themeli për cilësinë e performancës bashkiake në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse kjo nga katër kategoritë e Indeksit të Performancës Bashkiake është ndërtuar në tre fusha, më saktësisht në informacionin e disponueshëm në faqen e internetit për qytetarët, përgjegjësinë e bashkive në kuadër të Ligji për të Drejtën e Informimit dhe transparencën e buxhetit si hapje e informacionit lidhur me zbatimin e buxhetit ndaj opinionit publik.

Bashkia Sarandë vlerësohet si kampione e mungesës së transparencës, me vetëm 11 pikë nga 100. Bashkitë më transparente sipas indikatorëve të përzgjedhur për kampionin tonë duket se janë Shkodra, Patosi, Lezha, Korca dhe Lushnja duke shënuar dukshëm më të lart se mesatarja e rezultatit të përgjithshëm të arritur në këtë kategori. Këto bashki kushtojnë kohë dhe përpjekje në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar informacion të dobishëm për qytetarët dhe bizneset në lidhje me veprimtarinë e qeverisjes vendore, veprimtarinë e zbatimit të buxhetit dhe ekipet e tyre janë të shpejtë në përgjigjen e kërkesave të qytetarëve për informacionin e dërguar në adresë të koordinatorit të caktuar në kuadrin e Ligjit për të Drejtën e Informimit. Bashkitë me performancë më të ulët në dimensionin e Transparencës janë Saranda, Kucova, Kukësi, Pogradeci dhe Gjirokastra.

Këto bashki ose nuk kanë një një plarformë online funksionuese ose asnjë informacion i dedikuar për informimin publik nuk është i disponueshëm dhe as i arritshëm. Disa nga këto bashki nuk kanë vëmendje në transparencën e buxhetore dhe as nuk kanë thirrje të hapura për përfshirjen e qytetarëve në diskutimin politikëbërës në lidhje me
prioritetet buxhetore dhe planifikimin e tyre.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.