Banorët në Bunec: Duam dëmshpërblim, uji i digës së Hec Sasaj erdhi 4 metër lartësi – VIDEO

18/01/2514:35

Shperndaje:

Banorët në Bunec: Duam dëmshpërblim, uji i digës së Hec Sasaj erdhi 4 metër lartësi

 

Dy ditë pas çarjes së digës së HEC Sasaj dhe vërshimit të furishëm të ujit drejt zonës së Bunecit, banorët e këtij fshati vijojnë përpjekjet e dëshpëruara për të riparuar dëmet dhe për të pastruar baltën që ka mbuluar çdo gjë. Ngjarja, të cilën ata e konsiderojnë një katastrofë të vërtetë, ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në banesa, biznese dhe infrastrukturë.

Shumë banorë të Bunecit, që ndodheshin jashtë vendit, kryesisht në Greqi, janë kthyer me nxitim pasi kanë mësuar për ngjarjen nga mediat. Të gjendur përballë pasojave shkatërrimtare, ata nuk mund ta mbledhin dot veten nga dëmet e mëdha që ka lënë pas vërshimi.

 

 

Gjithçka në banesat dhe bizneset e tyre është përmbytur. Uji i rrëmbyeshëm ka përfshirë orendi shtëpiake, pajisje elektrike, karrige dhe mobilie të tjera, duke i marrë me vete ose duke i bërë të papërdorshme. Bizneset, të cilat për shumë familje janë burimi kryesor i të ardhurave, janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Pemët frutore dhe ato dekorative, që dikur zbukuronin bizneset, janë shkulur nga rrënjët dhe janë zhvendosur nga forca e ujit.

Një banor, i cili arriti të shpëtonte mrekullisht nga kjo fatkeqësi, tregon se uji erdhi me një oshëtimë të tmerrshme nga mali, duke sjellë gurë, shkëmbinj dhe pemë të shkulura, ndërsa përmbytja përfshiu gjithçka në pak minuta. “Arrita të shpëtoja vetëm duke u larguar me vrap, por gjithçka që kisha u shkatërrua,” shprehet ai.

 

 

Përveç përpjekjeve për të rikuperuar dëmet, banorët e Bunecit kërkojnë me ngulm dëmshpërblim. Ata theksojnë se shumica e tyre i kanë investuar të gjitha të ardhurat e siguruara nga emigrimi në Greqi në vendlindje, duke ndërtuar shtëpi dhe ngritur biznese. Sot, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimi, ata ndodhen në pamundësi totale për të riparuar çfarë është shkatërruar.

“Ne i kemi sjellë të gjitha kursimet tona nga Greqia për të ndërtuar këtu. Tani gjithçka është shkatërruar, dhe nuk kemi asnjë mundësi të fillojmë nga e para,” shprehet një tjetër banor, ndërsa pastron baltën përpara biznesit të tij tashmë të dëmtuar rëndë.

 

Ngjarja ka vënë në rrezik edhe jetën e tre punonjësve të nën-stacionit elektrik të Bunecit, të cilët u detyruan të largohen me shpejtësi kur panë masën e ujit që po vinte drejt tyre. Në çastet kritike, ata arritën të shpëtonin jetën.

Banorët e Bunecit kërkojnë ndihmë urgjente për të përballuar këtë situatë të rëndë. Rikuperimi i zonës do të kërkojë kohë, burime financiare dhe mbështetje teknike, ndërsa për momentin, banorët janë të përkushtuar për të pastruar baltën dhe për të rikuperuar çfarë është e mundur nga ajo që u ka mbetur.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.