Banoret e Nivices ne proteste per Kakomene

28/04/1815:54

Shperndaje:


Megjithese jane pronare te tokave ne Kakome, nje pjese e banoreve te Nivices nuk mund ti shfrytezojne pronat e tyre, pasi ato gjenden brenda rrethimit te vendosur nga kompania Riviera Kakome dhe se policia private e cila ruan kete rrethim nuk i lejon te shkojne ne pronat e tyre . Banoret e Nivices ka tentuar perseri te shkojne ne pronat e tyre, por ndonese jane te paisur me certifikatat mbi pronesine e tokave te tyre, ata nuk jane lejuar. Kryetari i fshatit Nivice shprehet se ne ende vazhdojme te besojme ne ligjet e shtetit dhe presim zbatimin e ligjit dhe vendimeve te gjykatave, pasi kompania Riviera Kakome megjithese pretendon pronesine ne 29 hektare, ata kane rrethuar 110 mes tyre edhe pronen tone per te cilen kemi te dokumenta.
Banoret e Nivices shprehen se nje problem tjeter me te cilin perballen eshte se Hipoteka e Sarandes nuk po ben regjistrimin e prones se tyre, pavaresisht se ata kane gjithe dokumentacionin e duhur. Prej disa muajsh ata kane aplikuar dhe kane bere pagesat e kerkuara ne hipoteke dhe megjithese afati per hipotekimin ka muaj qe ka kaluar, cuditerisht hipoteka e Sarandes nuk u ka kthyer asnje pergjigje, duke bere qe banoret te dyshojne se kjo eshte pjese e lojes se kompanise Riviera Kakome per te gllaberuar edhe pronat e mbetura ne Kakome
Banoret e Nivices kane prej vitesh qe perballen me problemin e tokave ne Kakome dhe ende ky problem nuk eshte zgjidhur. Ata shprehen se kete beteje do ta vazhdojne pasi kjo eshte toka e tyre brez pas brezi

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier/e, Nd. Kamarier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.