Automjeti bie në kanal në rrugën ku janë braktisur punimet pas votimeve

16/06/2520:25

Shperndaje:

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë–Delvinë: Automjeti bie nga ura, plagoset drejtuesi

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Buronjë, pranë Stjarit, në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë. Një automjet ka rreshqitur nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, i cili ndodhej i vetëm në makinë.

 

Automjeti bie në kanal

 

Sipas informacioneve paraprake, shoferi, një burrë rreth të 60-ave, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës.

 

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë gjendja e rënduar e rrugës, e cila është gërmuar që përpara zgjedhjeve, por nuk është përfunduar ende. Segmenti ku ndodhi aksidenti është një kthesë e fortë dhe shumë automjete janë çdo ditë në rrezik për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe punimeve të papërfunduara.

 

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet, ndërsa kërkojnë përfundimin sa më parë të punimeve për të shmangur tragjedi të tjera të mundshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.