Auron Tare: “The Albanian File” nuk është vetëm një libër, por anatomia e një mendësie

Auron Tare: “The Albanian File” nuk është vetëm një libër, por anatomia e një mendësie

Autori sjell një kujtim nga takimet me dy prej arkitektëve më të mëdhenj të shekullit XX dhe reflekton mbi raportin mes pushtetit, arkitekturës dhe kujtesës historike.

“Nuk duhet t’i lini kurrë arkitektët të udhëheqin ëndrrat tuaja. Ata gjithmonë kërkojnë përjetësinë e tyre.”

 

Auron Tare The Albanian File nuk është vetëm një libër, por anatomia e një mendësie

 

Me këtë kujtim nis reflektimin e tij studiuesi Auron Tare, duke rrëfyer një episod të viteve më parë në Butrint, kur pati rastin të shoqëronte në qytetin antik arkitektin britanik Richard Rogers, një prej emrave më të njohur të arkitekturës bashkëkohore.

 

Sipas Tares, gjatë vizitës në Butrint dhe më pas në fushën e Vrinës, ku ndiqnin gjurmët e ujësjellësit romak të ndërtuar në kohën e Perandorit August, zhvilluan një bisedë të gjatë mbi arkitekturën dhe ndikimin e saj në peizazh.

 

Më vonë, në një darkë në Korfuz, Tare kujton se u bë dëshmitar i një debati mes disa prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës, ku mes tyre ndodheshin Richard Rogers dhe Norman Foster. Vetëm vite më pas, shkruan ai, e kuptoi se kishte qenë pjesë e një diskutimi mes “titanësh” të arkitekturës botërore.

 

Në qendër të kujtimeve mbetet një frazë e Richard Rogers:

“Mos i lër arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ne kërkojmë pavdekësinë në ato që krijojmë.”

 

Duke iu rikthyer librit “The Albanian File”, Auron Tare shprehet se kjo vepër nuk duhet parë thjesht si rrëfimi i një projekti arkitekturor.

 

Sipas tij, libri paraqet “anatominë e një mendësie”, një mënyrë të të menduarit që synon jo vetëm të ndryshojë peizazhin e trashëguar nga historia, por edhe të vendosë mbi të vulën e pushtetit.

 

Në reflektimin e tij, Tare argumenton se autokracitë nuk synojnë vetëm të sundojnë njerëzit, por edhe të kontrollojnë peizazhin dhe kujtesën historike, ndërsa çdo pushtet me prirje autoritare kërkon të lërë gjurmë të përhershme përmes qyteteve që ndërton apo peizazheve që transformon.

 

“Kur pushteti fillon të besojë se historia është lënda e parë e ambicies së tij, atëherë arkitektura pushon së qeni art dhe shndërrohet në vegël të vanitetit politik”, përfundon Auron Tare në shkrimin e tij. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.